blank
blank
blank
Dush me ujë të ftohtë ose me kazanë
blank

Dushet  ishin përballë me tualetet. Kryesisht në vitet e para por edhe në fazat e mëvonshme, në kamp mungonte uji i ngrohtë dhe në dushe dilte vetëm uji i akullt i malit. Të burgosurit laheshin kryesisht me ujë, të cilin e ngrohnin vetë në kazanë, në ambjentet e kuzhines private. Me këtë ujë të ngrohur jashtë në zjarr, laheshin  duke e hedhur vetë mbi trup me një enë cfarëdo që ju gjendej. Edhe dushet sikurse VC-të ishin të hapura dhe pa dyer. Të burgosurit ishin të detyruar të laheshin  në këto kushte të mungesës së plotë të intimitetit.

blank