blank
blank
blank
Fjetore në Spaç, pas 1971
blank

Në vitet e para të fuksionimit të kampit , në vitet 1968-1971,  në Spaç ekzistonin  4 fjetore, që ishin  baraka një katëshe, prej pupuliti. Më vonë në kamp, u ngritën fjetoret tre katëshe, ku në çdo dhomë, flinin nga 35 deri në 50 të burgosur. Numri i tyre varej nga fluksi i arrestimeve dhe dënimeve politike që jepte regjimi. Rutina e  fjetoreve ishte pothuajse e njëjtë. Aty të burgosurit kalonin pjesën dërrmuese të asaj kohe që ngelej pas 8 orëve punë sfilitëse në minierat e Spaçit.  Oraret e gjumit dhe të zgjimit lidheshin ngushtësisht me sistemin tre turnësh që aplikohej  për punën në minierë.

Një dhomë ku të burgosurit flinin,  sidomos pas kalimit nga barakat njëkatëshe në fjetoret me tre kate,  siç e tregon edhe skica, ishte e mbushur me këto krevate me dy kate, (ndonjeherë edhe tre kate), të lidhura me njeri tjetrin kryesisht në formë U-je, pajisur me shkallë të drunjta për tu ngjitur në katin e sipërm. Të burgosurit e ndanin hapësirën e përbashkët, pa pasur ndarje mes dyshekëve. Kur numri i të burgosurve shtohej, seicilit i ngushtohej ajo pak hapësire për t’i lënë vend edhe të burgosurit të ri që vinte.

blank