blank
blank
blank
Fundi i turnit
blank

Turni quhej i përfunduar vetëm pasi hapeshin edhe vrimat dhe liheshin gati për turnin e radhës. Pas kësaj grupi prej tre të burgosurish, linte galerinë dhe përgatitej të kthehej në kamp. Turni nuk quhej i përfunduar, nëse nuk konfirmohej nga policët përgjegjës, që  të burgosurit e kishin plotesuar normën. Ndodhte jo rrallë herë që të burgosurit nuk e plotësonin dot normëm. Shkaqet ishin të shumta. Në disa raste fronti i shembur nuk kishte aq mineral sa për të plotësuar normën. Në raste të tjera të burgosurit refuzonin, nisur nga kushtet e vështira apo gjendja shëndetësore.  Nëse ata nuk kishin nxjerrë 7 vagonë mineral, detyroheshin të futeshin sërish në galeri me turnin qe vinte pas tyre.

Turni i parë fillonte në orën 7:00 dhe përfundonte në orën 15:00. Turni i dytë niste direkt pas turnit të parë nga ora 15:00 deri në orën 23:00. Ndërsa turni i tretë e niste punën në orëm 23:00 dhe e mbyllte në orën 7:00 në mëngjes. Ky cikël përsëritej çdo ditë. Brigadat i ndërronin turnet një herë në  javë.

blank