


Në kthim, sapo mbërrinin në kamp, të burgosurit rebelë që refuzonin të punonin, futeshin në birucë ku mbaheshin të izoluar deri në 30 ditë. Në raportet zyrtare, zbulojmë se vetëm në gjysmën e parë të vitit 1980 kishin kaluar në birucë 118 të dënuar.
Shpesh ata që nuk realizonin planin prej 7 vagonësh të mbushur me mineral, i lidhnin në një shtyllë, në dalje të galerive dhe i linin të lidhur aty gjithë natën, ose gjithë ditën derisa të mbaronte turni. Tortura ishte shumëfish më e rëndë në ditë e ngricave ekstreme.
Kjo është skicë e magazinës së veshjeve, ku të burgosurit, mbanin veshjet e tyre të punës dhe ku visheshin dhe bëheshin gati për të shkuar në minierë. Në magazinë mbaheshin kostumet prej peliçeje pambuku, çizmet e llastikut, pecet, kasketat e minatorit, etj.
Në periudha të caktuara, kur disiplina në kamp bëhej më e egër dhe të burgosurit revoltoheshin më tepër, edhe dhuna dhe ndëshkimet shtoheshin. Në këto raste, kur ndëshkoheshin shumë të burgosur njëherësh, në biruca futeshin deri në 6 apo 7 të burgosur bashkë në një qeli, të cilët duke pasur parasysh hapësirën tepër të ngushtë të birucave, nuk arrin as të uleshin e as të shtrinin këmbët.
Spiunimet në ambjentet e kampit ishin nje prej fenomeneve më të përhapura në Spaç, sikurse edhe në të gjithë burgjet e komunizmit. Spiunët ishin të burgosur, që komanda e burgut i infiltronte ne dhomat, ku kerkonte të vilte informacion mbi aktivitetin e të burgosurve të caktuar. Ata i mblidhnin informcacionet dhe i raportonin tek operativi i burgut (punonjës i strukturave të Sigurimit të Shtetit, në ambjentet e kampit). Këto raportime shërbenin shpesh për të ridënuar të burgosur, që ishin në prag të lirimit. Këto personana mbanin në vëshgim një të burgosur të tillë dhe kjo detyrë ju caktohej direkt nga operativi i kampit. Të infiltruarit shpesh vendoseshin në të njëjtën dhomë fjetjeje me të burgosurin që mbanin nën survejim.