


Shpesh ata që nuk realizonin planin prej 7 vagonësh të mbushur me mineral, i lidhnin në një shtyllë, në dalje të galerive dhe i linin të lidhur aty gjithë natën, ose gjithë ditën derisa të mbaronte turni. Tortura ishte shumëfish më e rëndë në ditë e ngricave ekstreme.
Spiunimet në ambjentet e kampit ishin nje prej fenomeneve më të përhapura në Spaç, sikurse edhe në të gjithë burgjet e komunizmit. Spiunët ishin të burgosur, që komanda e burgut i infiltronte ne dhomat, ku kerkonte të vilte informacion mbi aktivitetin e të burgosurve të caktuar. Ata i mblidhnin informcacionet dhe i raportonin tek operativi i burgut (punonjës i strukturave të Sigurimit të Shtetit, në ambjentet e kampit). Këto raportime shërbenin shpesh për të ridënuar të burgosur, që ishin në prag të lirimit. Këto personana mbanin në vëshgim një të burgosur të tillë dhe kjo detyrë ju caktohej direkt nga operativi i kampit. Të infiltruarit shpesh vendoseshin në të njëjtën dhomë fjetjeje me të burgosurin që mbanin nën survejim.
Turni quhej i përfunduar vetëm pasi hapeshin edhe vrimat dhe liheshin gati për turnin e radhës. Pas kësaj grupi prej tre të burgosurish, linte galerinë dhe përgatitej të kthehej në kamp. Turni nuk quhej i përfunduar, nëse nuk konfirmohej nga policët përgjegjës, që të burgosurit e kishin plotesuar normën. Ndodhte jo rrallë herë që të burgosurit nuk e plotësonin dot normëm. Shkaqet ishin të shumta. Në disa raste fronti i shembur nuk kishte aq mineral sa për të plotësuar normën. Në raste të tjera të burgosurit refuzonin, nisur nga kushtet e vështira apo gjendja shëndetësore. Nëse ata nuk kishin nxjerrë 7 vagonë mineral, detyroheshin të futeshin sërish në galeri me turnin qe vinte pas tyre.
Turni i parë fillonte në orën 7:00 dhe përfundonte në orën 15:00. Turni i dytë niste direkt pas turnit të parë nga ora 15:00 deri në orën 23:00. Ndërsa turni i tretë e niste punën në orëm 23:00 dhe e mbyllte në orën 7:00 në mëngjes. Ky cikël përsëritej çdo ditë. Brigadat i ndërronin turnet një herë në javë.
Në periudha të caktuara, kur disiplina në kamp bëhej më e egër dhe të burgosurit revoltoheshin më tepër, edhe dhuna dhe ndëshkimet shtoheshin. Në këto raste, kur ndëshkoheshin shumë të burgosur njëherësh, në biruca futeshin deri në 6 apo 7 të burgosur bashkë në një qeli, të cilët duke pasur parasysh hapësirën tepër të ngushtë të birucave, nuk arrin as të uleshin e as të shtrinin këmbët.
Pasditja në kamp, për të burgosurit e turnit të parë, vijonte pas apelit me atë që quhej edukim ideologjik. Në biblitekën e kampit, bëhej leximi i shtypit dhe i literaturës së PPSH-së. Në shumë dëshmi mësojmë se ky proces zgjaste nga ora 1710 – 1930. Për të burgosurit e ndërgjegjes, kjo ishte një tjetër formë dhune psikologjike.