blank
blank
blank
Spiuni në shtratin ngjitur
blank

Spiunimet në ambjentet e kampit ishin nje prej fenomeneve më të përhapura në Spaç, sikurse edhe në të gjithë burgjet e komunizmit. Spiunët ishin të burgosur, që komanda e burgut i infiltronte ne dhomat, ku kerkonte të vilte informacion mbi aktivitetin e të burgosurve të caktuar. Ata i mblidhnin informcacionet dhe i raportonin tek  operativi i burgut (punonjës i strukturave të Sigurimit të Shtetit,  në ambjentet e kampit). Këto raportime  shërbenin shpesh për të ridënuar të burgosur, që ishin në prag të lirimit. Këto personana mbanin në vëshgim një të burgosur të tillë  dhe kjo detyrë ju caktohej direkt nga operativi i kampit. Të infiltruarit shpesh vendoseshin në të njëjtën dhomë fjetjeje me të burgosurin që mbanin nën survejim.

blank