blank
blank
blank
Varret sekrete
blank

Në Spaç, të burgosurit që vdisnin nga aksidentet në minierë, nga sëmundjet, apo që pushkatoheshin në tentativë arratisje nga ushtarët e vendrojave,  nuk ju ktheheshin familjeve. Ata varroseshin nga komanda e kampit, në një vend që ishte mbajtur sekret gjatë viteve të diktaturës dhe pas rënies së regjimit u mësua se ky vendvarrim ishte në Shpal të Mirditës. Në varret e të burgosurve nuk vihej emër por vetëm një numër. Familjarët i kanë gjetur një pjesë të varreve të të afërmve të vdekur në kampin e Spaçit sipas të dhënave të të burgosurit, që futeshin me një shishe të vogël qelqi brenda varrit, pranë kokës së viktimës.

blank