Ndërkohë që dy vagonistët ngarkonin vagonët dhe bënin 7 rrugët e ferrit nëpër galeritë e piritit apo të bakrit, i burgosuri i tjetër përgatiste trupat, me anë të të cilëve do të vishej gjithë zgavra e gërryer në zonën ku sapo ishte nxjerre minerali. E gjithë hapësira anash dhe lart në tavanin e galerisë vishej me trupa druri, të cilët çaheshin dhe gdhendeshin, që të formonin kllapa dhe kapeshin me njëri-tjetrin. Kjo veshje prej druri, e siguronte disi galerinë që të mos shembej dhe të vijonte gërmimi më tej.