Kjo është një pamje e kampit të Spaçit, në vitet e fundit të regjimti komunist. Kampi kishte ekzaktësisht këtë fizionomi në fund të viteve ’80-të, ku bien në sy dy pallatet tre katëshe brenda kampit që shërbenin si fjetore. Po ashtu bien në sy edhe karakollat e shumta përreth, ku vendoseshin rojat e armatosura që ruanin kampin dhe të burgosurit për të mos i lejuar që të arratiseshin.