blank
blank
blank
Apeli në shesh,mes barakave
blank

Vendi i parë i apelit në vitet e para të funksionimit të kampit ishte sheshi afër  barakës së kovaçit. Veç orareve tradicionale të numërimit të të burgosurve, kryesisht kur ktheheshin nga miniera, por edhe kur niseshin për të shkuar në punë, apeli thirrej përmes një alarmi, që i njoftonte të gjithë të burgopsurit  për tu grumbulluar në vendin e caktuar. Aty, të burgosurit, shpesh mbaheshin për orë të tëra, (dy deri në tre orë), në diell, nën shi apo edhe në ngricat kallkan në dimër. Të dënuarit duhet të qëndronin në këmbë dhe drejt, derisa ky proces të mbaronte.

blank