blank
blank
blank
Fshehja e dorëshkrimeve
blank

Nëpër fjetore, mes të burgosurve qarkullonin fshehurazi vepra të përkthyera në shqip, që komanda e kampit nuk i lejonte. Ato kopjoheshin e rikopjoheshin dhe të dënuarit i kalonin dorë më dorë për ti lexuar. Po ashtu edhe shkrimtarët dhe poetët e dënuar, kanë qarkulluar poezitë e tyre. Por në kamp shpesh policët bënin kontrolle të imtësishme e nëse kapeshin, ato ishin shkak për ridënime. Ndaj dorëshkrimet përgjithësisht fshiheshin në minierë, në vende të ndryshme, si tubat e ajrimit ose vende të veçanta krijuar nga vetë të burgosurit në armaturën e drunjtë të galerive.   Ish i burgosuri i Spaçit, Filip Janila ka lënë këtë dëshmi për fshehjen e dorëshkrimeve:

“I merrnim këto dhe kur dilnim në punë nga kampi i vogël, ku ishin kapanonet e fjetjes, dilnim te kampi i madh që ishte vendi i punës. Kur futeshim në minierë, brenda nëpër galeri, i fshihnim atje tek armaturat, që i mbushnin armaturat me dru. Atje bënim kutitë me çantë prej kartoni edhe me letër katrama nga jashtë, i bënim tamam si dollape, edhe i fshinim atje brenda”.

blank