Pasi ngarkoheshin me krahë vagonët, shtyheshin po me krahë për rreth një kilometër distancë deri në dalje të galerisë, ku ishin instaluar trimozhat, (një mekanizëm, ku zbrazeshin vagonat me mineral dhe prej aty ngarkoheshin kamionët). I burgosurit kthehej sërish në frontin e punës me vagonin bosh ose me trupat prej druri, me të cilat do të fortifikonin zonën ku kishte ndodhur shperthmi, proces që do të vijonte në fund, pasi të nxirrnin gjithë mineralin. Rutina e përshkrimit të kësaj rruge me vagonin e mbushur me mineral dhe kthimit përsëri në front, bëhej 7 herë në çdo turn.