blank
blank
blank
 Hyrja në minierë
blank

Në hyrje të galerive gjendeshin gjithmonë baraka të vogla,  me dërrasa e llamarina,  ku të burgosurit merrnin veglat e punës, si: kazma, qysqi, lopata, martelët e shpimit, baromina (shufra me seksion gjashtëkëndësh të gjatësive të ndryshme nga 50 cm deri 150 cm, që vendoseshin në martel dhe shponin vrimat ku më pas vendosej lënda plasëse). Të burgosurit, para se të hynin në minierë ishin të ndarë në grupe me nga 3 persona, ku njëri ishte minator dhe dy të tjerët ishin vagonistë. Pasi merrnin veglat e punës, hynin në galeri dhe drejtoheshin drejt zonës ku ishte bërë shpërthimi për të nisur punën.

blank