blank
blank
blank
Kthimi në kamp dhe fundi i ditës
blank

Pasi mbaronte turni prej 8 orësh pune të detyruar, të burgosurit dorëzonin mjetet e punës dhe bëheshin gati për të nisur marrshimin tatëpjesës drejt hyrjes së kampit.  Në hyrje të kampit të gjithë të burgosurit i nënshtroheshin kontrollit të përditshëm nga rojat, pasi i trembeshin ndonjë mjeti që të burgosurit mund të merrnin nga galeritë dhe mund ta fusnin fshehurazi në kamp.  Po ashtu bëhej edhe verifikimi nëse ishin të gjithë të burgosurit apo jo, pasi ndodhte shpesh që gjatë orëve të turnit,  të burgosurit që futeshin në galeri mund të gjenin dalje të fshehta, e përmes tyre të dilnin jashtë rrethimit të kampit e të arratiseshin. Rreth dy orë pasi kishin mbaruar turnin dhe kontrollet, të burgosurit shkonin në menzë për të ngrënë drekën e fill pas një ore i nënshtroheshin apelit. Më pas  ishte koha e lirë që komanda jua mbushte kryesisht me lexime të detyruara të propagandës partiake të regjimit.  Më pas konsumohej darka  dhe rreth orës nëntë të mbrëmjes për turnin e parë shënohej ora e gjumit dhe fundi i ditës. Të nesërmen rituali do të përsëritej njësoj dhe po ashtu të gjithë ditët e javës, derisa të vinte java tjetër e të kalonin në turnin e dytë.

blank