blank
blank
blank
Mëngjesi në mensë, vitet ’70
blank

Kjo është një pamje e mensës së të burgosurve në vitet ’70-të. Pasi kryenin ritet e mëngjesit në tualet, të burgosurit që nisnin turnin e parë, nxitonin të vinin në mensë për të ngrënë mëngjesin e  për tu nisur për në punë.   Më orën 6:00 të gjithë të burgosurit që do të punonin turni i parë, duhet të kishin mbaruar ngrënien e mëngjesit  dhe të ishin gati për tu nisur drejt galerive. Për turnin e parë, që punonte në minierë,  mëngjesi ishte supë me perime sipas stinës dhe ndonjëherë pak mish. Por kjo menu nuk aplikohej për ata që punonin në sipërfaqe apo në sektorët mbështetës, pasi ata kishin një dietë më të varfër dhe mishi për ta nuk jepej pothuajse asnjeherë.

blank