blank
blank
blank
Tre vaktet, ushqimi në Spaç
blank

Në Spaç, ushqimi jepej i cilësisë së dobët dhe jashtë çdo standardi. Sipas dokumenteve arkivore dhe dëshmive të shumta mbledhur mes ish- të burgosurve, regjimi ushqimor ka ndryshuar vazhdimisht. Por në të shumtën e periudhës së funksionimit të këtij kampi normat ditore për të burgosurit, që punonin në minierat e Spaçit ishte kjo: 900 gramë buk në ditë. Në mëngjes kishte supë me perime sipas stinës, e cila ndonjëherë kishte edhe pak mish.  Në drekë supë dhe një garuzhdë makarona ose oriz me pak mish. Norma ishte 40 gramë mish, por pothuajse asnjëherë nuk ua jepnin gramaturën që ishte me normë. Në mbrëmje jepej çaj dhe 20 gramë djathë të bardhë, ose në mungesë të tij 10 gramë kackavall e në kohë krize  marmallatë molle ose fiku. Turni i parë e kishte regjimin ushqimor më normal, ndërsa dy turnet e tjera e kishin kaluar çajin në mëngjes, supën në drekë dhe në darkë supën  dhe orizin ose makaronat.  Kjo ishte përshtatur me orët kur ata dilnin për në punë dhe kur ktheheshin në kamp. Disa dokumente arkivore, por edhe shumë dëshmi të ish-të burgosurve, dëshmojnë për helmimet e shpeshta të të burgosurve nga ushqimi që jepej në kamp. Në një raport të datës 27 gusht 1979,  komanda e burgut ishte ankuar për  helmimin e 150 të burgosurve. Simptomat më të përhapura ishin dhembje barku dhe të vjella.

blank