blank
blank
blank
Nxjerrja e bakrit
blank

Në zonën e bakrit norma ditore, ishte po ashtu 7 vagonë. Duke qenë se një lopatë me mineral bakri peshonte më pak se ajo e piritit, puna rezultonte pak më e lehtë në këto zona. Po ashtu kushtet klimaterike në galeritë e bakrit ishin më të qëndrushme dhe nuk kishte luhatje të mëdha temperaturash si në zonën e piritit. Sipas të njëjtës përllogaritje,  sasia që një i burgosur ngarkonte me krahë çdo ditë, dhe shtynte vagogët dhe i zbrazte në trimozhë,  përkonte me 8 400 kilogramë bakër  në çdo turn.

Rutina e punës ishte po ashtu e njëjtë edhe në zonën e bakrit. Në fillim nxirrnin mineralin me vagonë nga fronti i punës, ku kishte ndodhur shpërthimi, pastronin  inertet, dhe pastaj vishej me armaturë  fronti i pastruar,  dhe shpoheshin vrimat për të plasur mineralin për turnin që do të vinte pas tyre.

blank