blank
blank
blank
Nxjerrja e piritit
blank

Në zonën e piritit, norma për çdo grup pune,  ishte 7 vagonë. Pra dy vagonistët, që kishte grupi, duhet të mbushnin 7 vagonë mineral.  Sipas dëshmisë së ish të burgosurit Shkëlqim Abazi, një vagon donte  afërsisht 200 lopata pirit për tu mbushur. Një lopatë pirit peshonte nga 18 deri në 25 kg. Sipas një mesatareje, një vagon merrte përafërsisht 3 600 kg mineral piriti.  Sipas përllogaritjes, të dy vagonisët e grupit, duhet të ngarkonin 7 vagonë, pra  25. 200  kg. mineral në çdo turn, ose seicili nga 12 600 kg. mineral.  Imagjinoni rutinën e përditshme, me këtë punë skllavëruese, një njeri që ngarkonte me krahë çdo ditë 12.600 kg. mineral!

Veç procesit tmerrësisht të vështirë të nxjerrjes së këtij minerali, galeritë e piritit ishin shumë më të rrëzekshme se ato të bakrit. Terreni  ishte shumë i paqëndrushëm për shkak të përbërjes së mineralit (si rërë acide), ndaj edhe shembjet në galeritë e pritit ishin shumë të shpeshta. Po ashtu ambjenti acid e vështirësonte disafish punën. Pikat e acidit, që pikonin pandërprerë në galeri,  përveçse gërryenin dhe digjnin lëkurën e pambrojtur të të burgosurve, gërryenin dhe shkatërronin edhe shinat, ku të burgosurit duhet të shtynin vagonët. Kjo e vështirësonte disa fish procesin e  shtyrjes së vagonit për rreth një kilometër, në vajtje e në kthim.

Temperatura në galeritë e piritit ndryshonte në mënyrë ekstreme krahasuar me temperaturën jashtë  galerive, ku të burgosurit dilnin për të zbrazur vagonët. Brenda temperaturat varionin nga 50 deri në 60 gradë celsius, ndërsa jashtë në dimër tmeperaturat shënonin edhe -20 gradë celsius.  Në periudhën e dimrit, të burgosurit punonin brenda në galeri të zhveshur, ndërsa kur dilnin jashtë vishin peliçet që i mbanin në hyrje për tu mbrojtur sadopak nga ndryshimi ekstrem i temperaturave. Për këtë shkak, sëmundja që zotëronte gjithmonë në kamp, ishte ftohja. Ajo i shoqëronte të burgosurit për aq vite sa ata ishin të detyruar të jetonin në atë ferr.

blank