blank
blank
blank
Ushqimi nga familja
blank

Në vitet e para të funksionimit të kampit, mensa shërbente vetëm si kuzhinë, ku përgatitej ushqimi i të burgosurve. Këta të fundit merrnin  enët personale, tas dhe lugë alumini dhe merrnin racionin që u takonte tek kuzhina e kampit. Ngaqë ushqimi ishte shumë i varfër, të burgopsurit herë pas herë gatuanin edhe vetë diçka tek baraka që quhej kuzhina private, një kthinë e vogël, ku ndiznin zjarrin e mbi tre gurë ose një palë kamje, vendosnin ndonjë tenxhere a tigan të vjetër që ua kishin sjellë familjarët dhe aty gatuanin diçka prej ushqimeve që lejoheshin të sillin familjet e tyre.  Kuzhina private dhe konsumimi i ushqimeve që vinin nga familja vijoi pothuajse gjatë gjithë periudhës që kampi ishte funksional dhe shumë dëshmitaërë thonë se ky ushqim që ju dërgonte familja i mbajti gjallë dhe ju shpëtoi jetën.

blank