blank
blank
blank
Veshjet e të burgosurve
blank

Të burgosurve në Spaç ju jepeshin edhe veshjet e bugut, të cilat përdoreshin gjatë turnit të punës dhe gjatë orëve  të tjera në kamp.  Norma për çdo të burgosur përfshinte:  dy kostume doku në vit, një peliçe ngjyrë kafe (mbushur me mbeturina pambuku)  një herë në tre vjet, dy palë benevrekë (mbathje të gjata) dhe dy këmisha puplini të ashpër, që siç dëshmon ish i burgosuri  Shkëlqim  Abazi,  “ajo copë e gërryente lëkurën si letër  zumpareje”,  dy palë pece (copa katrore, material i njëjtë si i këmishave) me të cilat mbështillnin këmbët para se të vishnin çizmet, kur shkonin në minierë), një palë opinga llastiku dhe kapelë lecke si copa e peceve. Në fillim të viteve ’70 u shtua edhe një kostum pelice prej doku te mbushura brenda me mbeturina pambuku dhe qepur me tegela per të mbajtur pambukun ne brendesi. Kjo veshje ishte menduar për të përballuar të ftohtin në minierë, por ishte shumë e rëndë dhe e parehatshme për kushtet e minierës, duke ju shtuar të burgosurve një vuajtje tjetër, pasi peliçet mbi ngarkoheshin me lagështirë gjatë 8 orëve në minierë dhe kur dilnin që atje, peshonin disa fish më tepër.  Në dimër ato nuk arrin të thaheshin për të nesërmen dhe shpesh bëheshin shkak, që të  burgosurit të sëmureshin. Të burgosurve ju jepnin edhe një xhaketë doku, e veshur përsipër me një cipëz zifti që ishte në vend të mushamasë. Uniforma kishte edhe dy palë dorashka dhe dy palë çorape leshi, si dhe dy palë çizme llastiku dhe kapelë kartoni. Veshjet e punës mbaheshin në magazinën e veshjeve që ndodhej në kamp.

blank