Reparte pune Archives - Harta e Kujteses

Reparti 305 Borsh
Në vitin 1966, reparti 305 vendoset në Borsh për të punuar për hapjen e tarracave dhe mbjelljen e agrumeve në Kserokom të Piqerasit e bregun e atyshëm.

Në vitin 1966, në këtë repart punonin 340 të dënuar.

Në vitin 1975, në repart punonin rreth 600 persona. Personeli i burgut për ruajtjen e tyre përbëhej nga 85 persona.

Në vitin 1977, në repart punonin 823 të burgosur.

Reparti 305 në Borsh në janar-shkurt 1982, ka pasur 411 të dënuar.

Me urdhrin nr. 4, datë 6.1.1983, reparti 305 Borsh u shkri.

The post Reparti 305 Borsh appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti Ishull-Lezhë
Periudha 1968-1972

Reparti me nr. 325 është formuar në vitin 1968 në Ishull Lezhë me qëllim kryerjen e punimeve në bujqësi. Të dhënat për këtë kamp janë shumë të pakta. E dhëna e vetme për numrin e të burgosurve i përket vitit 1970, ku numërohen 301 të burgosur të angazhuar në punët bujqësore. Sipas studiuesit Kastriot Dervishi,  Ishte planifikuar që në rast gjendjeje të jashtëzakonshme të burgosurit e këtij reparti të zhvendoseshin nga Lezha në kampin e Spaçit. Ky repart u mbyll në vitin 1972.

Periudha 1972-1983

Në këto vite, në Ishull-Lezhë, si edhe në Fishtë dhe Leras ka qenë një repart për të dënuarit në moshë të re.

The post Reparti Ishull-Lezhë appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Laçit
Kampi u krijua në vitin 1961 në Laç për ndërtimin e objekteve të këtij qyteti të ri industrial dhe hekurudhës.

Hekurudha për të cilën kontribuuan edhe të burgosurit e këtij reparti ishte hekurudha Vorë-Laç me gjatësi 30 km, e cila u përurua më 1 maj 1963.

Në vitin 1961 raportohej për rreth 600 të dënuar që punonin.

Disa nga të dënuarit

Mark Frrok Nikolla

Latif Hamja

Nikoll Syziu

The post Kampi i Laçit appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti i Thumanës
Në korrik 1958, u ngrit kampi në Mamurras (Bushnesh) të Krujës, afër repartit nr. 305. Këtu do të kryente punime për tharjen e kënetës së Thumanës. Sipas organizatorëve të kampit, terreni paraqitej i vështirë, pasi afër kënetës ishin pyjet. Kjo gjë mund t’u jepte shkak të burgosurve për arratisje.

Me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, në gusht 1958 kampi u zhvendos në Gjorm të rrethit të Krujës në vazhdim të tharjes së kënetës.

Në vjeshtë 1958 reparti është në Thumanë. Të dënuarit ordinerë i kishin nisur në Tiranë.

Në vitin 1958, në kamp punonin 540 të dënuar politikë dhe asnjë ordiner.

Sipas të dhënave të vitit 1959 në kamp punonin 742 të dënuar.

Kurse në vitin 1960 të dhënat e pakta flasin për 624 të burgosur, të gjithë politikë, ndër të cilët 5 të huaj.

I dënuari Mark Alija, ka treguar :

“Në vitin 1958, kampi i Tërbufit u shpërngul në Thumanë. Në kamp, ishin rreth 700 vetë të dënuar politikë. U ndërtua kanali që nga derdhja e Ishmit e deri në Shullaz, komplet prej të burgosurve politikë. Gjithçka vetëm me karroca dore, bela dhe lopata.

Shiu nuk na ndahej, saqë i thoshim njëri-tjetrit me shaka: “Edhe Zoti është bërë me ‘këta’!” E kemi marrë dheun me krahë prej një kodre, e kemi transportuar me karroca dore dhe nxjerrë në argjinaturë.

Kapanonet ndodheshin në Thumanë. Nga kapanoni, deri në vendin e punës, duhej të bënim 5 kilometra vajtje dhe 5 kilometra të tjera kthim. Dilnim nga ora 6:00 nga kapanoni, bënim një orë e gjysmë rrugë dhe pastaj fillonim punën. Mbaronim në orën 3 pasdite dhe bënim një orë e gjysmë tjetër, për t’u kthyer në kamp. Zakonisht, në shi e llucë.

Kushtet e higjienës ishin të atilla, sa çudi si nuk ra kolera. Asnjë lloj kushti nuk kishte. Nuk kishte ujë për të larë rrobat. Edhe në kanal, kur kishte ujë, po të na zinin duke larë rroba, na fusnin në birucë për tri ditë, si thyerje e rregullit. Llogarit që as ujin e kanalit nuk mund ta përdornim. Banjo nuk kishim. Nuk mund të bënim as dush e asgjë. Për tualet (WC) përdorej terreni. Përfytyro 700 vetë pa banjo….”

The post Reparti i Thumanës appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Tërbufit
Qëllimi i këtij kampi ishte tharja e kënetës së Tërbufit në rrethin e Lushnjës.

Në vitin 1956, në Tërbuf ishte reparti 309  me rreth 700 të burgosur. Në vitin 1957, në kamp ishin 566 të dënuar politikë dhe asnjë ordiner. Po në këtë kohë vijnë edhe të burgosurit ordinerë.

Sipas raportit të datës 2.4.1958, në kampin e Tërbufit ishin 527 të burgosur, të ndarë në 5 brigada pune e 3 kaushë. “Përbërja e kampit është krejtësisht me elementë armiq dhe të rrezikshëm, të cilët kanë filluar një aktivitet të gjerë armiqësor si organizim, tendencë arratisje, propagandë etj.”, – thuhet në këtë raport.

Nga një prej të dhënave të vitit 1957, kuptohet se në kamp ishin edhe 7 grekë, 18 jugosllavë dhe 24 gra.

Në qershor 1958, punimet për tharjen e kënetës mbaruan. Në këtë mënyrë u kërkua zhvendosja e kampit.

Të Burgosurit

Refat Çaushaj

Agim Vrioni

Kapo Leka

Mark Gjon Nikolli

Musa Koshena

Qani Dervishi

Sabaudin Resuli

Gjon Përjaku

Abdurrahman Leka

Ndoc Naraçi

The post Kampi i Tërbufit appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi nr. 4 (reparti 307)
Kampi është hapur më 15.9.1953. Qëllimi i ndërtimit të tij ishte formimi i një qendre punëtorësh që do të bënin ndërtimet kryesore në Tiranë. Në fillim, në kamp punonin 529 të burgosur (ordinerë e politikë).

Disa muaj pas formimit të kampit, punonin 215 të dënuar politikë dhe 200 ordinerë, të ndarë nga njëri-tjetri në frontin e punës. Për të ruajtur të burgosurit shërbente një efektiv shërbimi, i përbërë prej 38 personash.

Në këtë kamp, ka ndodhur edhe një ngjarje e jashtëzakonshme teksa të burgosurit u orvatën të arratiseshin. Më 23.6.1954, kur kampi po ndërtonte pallate buzë lumit të Lanës në Tiranë, u zbulua një tunel që kishin hapur të burgosurit. Në një prej barakave të kampit është gjetur një gropë e hapur 50 me 50 centimetra, me thellësi 60 cm. Nga shikimi nga brenda rezultonte se kanali ishte hapur me mjete të forta si thikë e mistri. Brenda tunelit ishin gjetur edhe veglat e punës. Dheu ishte gjetur i shpërndarë brenda barakës. Regjimi mori masa të rrepta për dënimin e autorëve të ngjarjes. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur, i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim të dënuarit: Isuf Agolli, Mark Zef  Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo (vuajti 19 vjet burg), Besim Latifi, Nasuf Gjilaj (vuajti 10 vjet burg). Katër të parët u ekzekutuan, ndërsa të tjerëve iu fal jeta. 13 të dënuar të tjerë u dënuan me burgime të rënda.

Në fund të vitit 1954, në kamp ulet numri i të burgosurve politikë. Raporti i kësaj kohe flet për 137 të dënuar politikë dhe 201 ordinerë.

Në bazë të urdhrit nr. 1620, datë 21.12.1955, reparti mori numrin 307. Urdhri hyri në fuqi më 1 janar 1956.

Në vitin 1956, në repart ishin më pak se 600 të burgosur.

Sipas të dhënave të vitit 1959, në kamp punonin 491 të dënuar.

Në vitin 1961, repartet 303 dhe 307 së bashku, me gati 600 të burgosur, punonin për llogari të ndërmarrjes “21 dhjetori” në Tiranë.

Të Burgosurit

Isuf Agolli

Mark Zef  Pali

Zyhdi Mancaku

Abdulla Bajrami

Niko Malo

Besim Latifi

Nasuf Gjilaj

The post Kampi nr. 4 (reparti 307) appeared first on Harta e Kujteses.

Kanali ujitës Levan-Fier
Në nëntor 1953 kampi i repartit 305 zhvendoset për të punuar në Levan të Fierit. Të dhënat zyrtare nuk shprehen qartë mbi përbërjen e kampit. Objekti kryesor i punës së kampit ishte hapja e kanalit ujitës Levan-Fier. Kapaciteti i kampit shkoi në 900 të burgosur. Për t’i ruajtur këta shërbenin 95 oficerë e nënoficerë. Këtu  komandanti i kampit ishte Abaz Krushova. Përveç kanalit të njohur Levan-Fier, u hap kanali ujitës i fshatit Gjonçaj (për devijimin e Vjosës). Në Levan numri i kampit ndryshoi nga 5 në 3. Mori numrin 3, pasi ky numër iu hoq kampit të internimit të fabrikës së tullave Tiranë.

The post Kanali ujitës Levan-Fier appeared first on Harta e Kujteses.

Shkolla e riedukimit, Lezhë
Vendimi për hapjen e  shkollës së riedukimit e të miturve në Lezhë u mor më 28.10.1985 nga Presidiumit të Kuvendit Popullor. Nga ky vendim u vendos që personat e moshës 14 – 18 vjeç, por për raste të veçanta edhe deri 20 vjeç të vuanin dënimin në këtë repart. Prindërit e këtyre fëmijëve ishin të detyruar të paguanin një sasi parash për mbajtjen e tyre. Lirimi bëhej nga një komision që do vepronte pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit (u caktua Lezha).

10 hektarë tokë bujqësore ishin në dispozicion të shkollës për aktivizimin e të dënuarve të mitur në punë. Edhe pas nisjes punë e këtij repati (Shkollës së riedukimit) nuk u bë boshatisja e plotë e burgut të mëparshëm të repartit 302. Më 1987 në repart punonin 39 të dënuar ordinerë dhe 36 fëmijë. Në vitin 1989 kjo shkollë kishte 104 fëmijë për riedukim.

Në kushtet e reja të krijuara në vend pas vitit 1990, më 13.4.1991 shkolla e riedukimit u zhvendos në ndërmarrjen pyjore Lezhë.

The post Shkolla e riedukimit, Lezhë appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti “Ylli i Kuq”, Lezhë
Ky repart mbante numrin 302, dhe u hap në vitin 1982 në Lezhë. Në fund të atij viti u vendos që në këtë repart do vuanin pa dallim dënimin të dënuarit e paaftë e me raport të vërtetuar nga mjeku, kryesisht pleq.

Në burg u futën elementët e moshuar dhe ato të paaftë për punë. Kësisoj burgu 302 ishte vendi ku të dënuarit përgjithësisht nuk punonin. Sipas informacionit të shtatorit 1983, në repart vuanin dënimin persona të njohur si Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Vasil Kati, Zija Rexha, Miço Veshi, Kristofor Mërtiro dhe Hekuran Yzeiri.  Një muaj më pas disa prej tyre do shkonin në burgun e Burrelit.

Në repartin 302 shërbenin 19 policë dhe 37 ushtarë. Në vitin 1985 në repart ishin 381 të dënuar politikë dhe 326 të dënuar ordinerë. Sipas studimit të bërë në fund të vitit 1986, në burg ishin gjithsej 588 të dënuar (386 të dënuar politikë dhe 202 të dënuar ordinerë).  Nga të dënuarit politikë rreth 50% e tyre ishin dënuar për agjitacion e propagandë dhe 20 % për tentativë arratisje.  Rreth 42% e të dënuarve ishin mbi 60 vjeç, 18%  ishin të moshën 55 – 60 vjeç, etj. Këto karakteristika e bënin burgun në fjalë një vend ku qëndronin mosha të mëdha të lodhur nga burgimi i gjatë.

Sipas VKM nr.438, datë 20.12.1987 në këtë repart do hapej  Shkolla e Riedukimit për të Mitur.  Pastaj u mendua për mbylljen graduale të tij për pleqtë dhe hapjen e tij  për moshat më të reja. Të dënuarit janë zhvendosur në repartet e tjera. Të dënuarit  ordinerë shkuan kryesisht në repartin 301/1 Batër dhe ato politikë kryesisht në  repartet 303 dhe 311.

The post Reparti “Ylli i Kuq”, Lezhë appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti i Batrës “11 heronjtë”
Më 25 shkurt 1965, 11 anëtarët e ekspeditës gjeologjike të Batrës, gjatë një përpjekje për të shpëtuar një prej miqve të  tyre, u zhdukën nën një ortek të papritur në përroin e Batrës (rreth 5 km nga vendi ku u ndërtua më vonë qyteti i Krastës). Për nder të tyre, miniera e re e Batrës që filloi të funksionojë në vitin 1967 u quajt “11 heronjtë”. Krasta u themelua qytet në vitin 1970 si qyteti i ri i minatorëve të minierës së Batrës. Pas një viti, në vitin 1971 u vu në punë edhe miniera e re e këtij qyteti. 48 banorët e parë u vendosën në Krastë në vitin 1974.

Për të shfrytëzuar nxjerrjen e mineralit të kromit u hap një repart i ri riedukimi, kampi i Batër Martaneshi. Më 16 gusht të vitit 1975 filluan punimet dhe pas pak ditësh u vendosën 70 të burgosurit e parë ordinerë në këtë kamp.

Reparti i Batër Martaneshit mori numrin 301/1. Në këtë kohë reparti 301 i Bulqizës vazhdonte akoma punën. Në vitin e parë të punës, atë 1976, në kamp u regjistruan 382 të burgosur. Kapaciteti i repartit ishte për 600 të burgosur, por kjo shifër u kalua disa herë. Pastaj në vitet 1977-1983 mesatarisht për çdo vit ishin në kamp 700-900 të burgosur

Me urdhrin nr. 4, datë 6.1.1983, reparti 301/1, Batër, mori emërtesën e re “Reparti 301, Batër”. Këtu erdhën disa të burgosur nga kampi 301 Bulqizë i cili u mbyll. Në vitin 1984, shifra e të dënuarve ka shkuar në 739 të dënuar, por në fund të vitit shifra shkon në 912 të dënuar. Sipas raportit të datës 12.4.1984 në repart punonin 523 të dënuar me tre turne në 5 galeri. Ky repart u mbyll në vitin 1991 me rënien e regjimit komunist.

The post Reparti i Batrës “11 heronjtë” appeared first on Harta e Kujteses.