Lavamanët gjendeshin në fund të barakës drejtkëndore që shërbente si banjo, përballë me hyrjen. Pë të shkuar atje, duhet të kaloje mespërmes VC-ve dhe dusheve që ishin të hapura dhe pa dyer, ndërkohë që të burgosurit e tjerë mund të ishin duke kryer ritualet e tyre. Lavamani ishte një dhe i përbashkët, për të gjithë, ndërtuar me çimento në formën e një govate të gjatë, mbi të cilën, paralele, ishte instaluar një tub uji të cilit i ishin hapur vrima prej nga dilte uji i ftohte dhe binte në govatë. Aty të burgosurit lanin sytë, apo këmbët. Ujë të ngrohtë nuk kishte asnjëherë.