

Në kthim, sapo mbërrinin në kamp, të burgosurit rebelë që refuzonin të punonin, futeshin në birucë ku mbaheshin të izoluar deri në 30 ditë. Në raportet zyrtare, zbulojmë se vetëm në gjysmën e parë të vitit 1980 kishin kaluar në birucë 118 të dënuar.

Në zonën e bakrit norma ditore, ishte po ashtu 7 vagonë. Duke qenë se një lopatë me mineral bakri peshonte më pak se ajo e piritit, puna rezultonte pak më e lehtë në këto zona. Po ashtu kushtet klimaterike në galeritë e bakrit ishin më të qëndrushme dhe nuk kishte luhatje të mëdha temperaturash si në zonën e piritit. Sipas të njëjtës përllogaritje, sasia që një i burgosur ngarkonte me krahë çdo ditë, dhe shtynte vagogët dhe i zbrazte në trimozhë, përkonte me 8 400 kilogramë bakër në çdo turn.
Rutina e punës ishte po ashtu e njëjtë edhe në zonën e bakrit. Në fillim nxirrnin mineralin me vagonë nga fronti i punës, ku kishte ndodhur shpërthimi, pastronin inertet, dhe pastaj vishej me armaturë fronti i pastruar, dhe shpoheshin vrimat për të plasur mineralin për turnin që do të vinte pas tyre.
Kuzhina private, ju shërbente të burgosurve për të gatuar ushqimet e pakta që merrnin ng afamilja përmes të cilave plotësonin disi dietën e tyre ushqimore. siç shpjegon ish dënuari i këtij kampi Shkëlqim Abazi, në vitet e apra të funksionimit të kampit, kjo kushinë ishte një barakë me llamarina ku në shesh kishin sajuar disa vatra për zjarr, diku me gurë apo me tulla, e diku tjetër me kamje hekuri (strukturë hekuri me tre këmbë, mbi të cilat vendosej ena ku gatuhej). Enet, një tenxhere ose një tigan, ishin po ashtu private, sjellë nga familja. Edhe enët, sikurse ushqimet e sjella nga familja mbaheshin në depon e ushqimeve.
Ndërkohë që dy vagonistët vijonin procesin e vendosjes së armaturave, minatori hapte me martel vrimat, ku do të vendosej më tej lënda plasëse, që do të shpërthehej pasi ata të dinin nga miniera. E gjtihë masa shkëmbore e shembur nga dinamiti, do të ishte fronti i ri i punës për turnin që vinte më pas. Edhe ata do të ndiqnin të njëjtën rutinë si turni i parë, e do tja linin stafetën turnit të tretë.
Turni quhej i përfunduar vetëm pasi hapeshin edhe vrimat dhe liheshin gati për turnin e radhës. Pas kësaj grupi prej tre të burgosurish, linte galerinë dhe përgatitej të kthehej në kamp. Turni nuk quhej i përfunduar, nëse nuk konfirmohej nga policët përgjegjës, që të burgosurit e kishin plotesuar normën. Ndodhte jo rrallë herë që të burgosurit nuk e plotësonin dot normëm. Shkaqet ishin të shumta. Në disa raste fronti i shembur nuk kishte aq mineral sa për të plotësuar normën. Në raste të tjera të burgosurit refuzonin, nisur nga kushtet e vështira apo gjendja shëndetësore. Nëse ata nuk kishin nxjerrë 7 vagonë mineral, detyroheshin të futeshin sërish në galeri me turnin qe vinte pas tyre.
Turni i parë fillonte në orën 7:00 dhe përfundonte në orën 15:00. Turni i dytë niste direkt pas turnit të parë nga ora 15:00 deri në orën 23:00. Ndërsa turni i tretë e niste punën në orëm 23:00 dhe e mbyllte në orën 7:00 në mëngjes. Ky cikël përsëritej çdo ditë. Brigadat i ndërronin turnet një herë në javë.
Realizimi i normave ishte shpesh i pamundur. Fizikisht, pak të burgosur mund ta përballonin atë ngarkesë titanike në punë. Në shumë raste edhe gjatë shembjeve në galeri nuk gjendej mjaftueshëm mineral për të mbushur 7 vagonë. Por komanda e burgut nuk pranonte kurrë asnjë justifikim për mosrealizimin e normës. Shprehja më e përhapur në Spac në gojën e policëve ishte ‘O planin, o xhanin” (ose normën ose shpirtin), që nënkuptonte se vdekja i priste të gjithë ata që nuk i jepnin regjimit atë çfarë ju kërkohej me çdo kusht.