Nisja për në punë për turnin e parë bëhej në orën 6 e 30 minuta, pasi numëroheshin nga policët në portën e daljes nga kampi, diku në krah të fjetoreve, të burgosurit viheshin rresht, shpesh jo të rregullt dhe gjarpëronin të përpjetën drejt zonave minerale, ku ishte caktuar të punonte brigada e tyre. Brigadat ishin të ndara sipas fluksit të të burgosurve në kamp. Në disa periudha të funksionimit të kampit të Spaçit, kishte edhe 50 të burgosur në një brigadë e ndonjëherë numri shkonte edhe 65 të burgosur. Ata vijonion rrugën deri në hyrjen e galerisë, ku ishin caktuar për të punuar.