blank
blank
blank
Norma me çdo kusht, “O planin, o xhanin”
blank

Realizimi i normave ishte shpesh i pamundur. Fizikisht, pak të burgosur mund ta përballonin atë ngarkesë titanike në punë.  Në shumë raste edhe gjatë shembjeve në galeri nuk gjendej mjaftueshëm mineral për të mbushur 7 vagonë. Por komanda e burgut nuk pranonte kurrë asnjë justifikim për mosrealizimin e normës. Shprehja më e përhapur në Spac në gojën e policëve ishte ‘O planin, o xhanin” (ose normën ose shpirtin), që nënkuptonte se vdekja i priste të gjithë ata që nuk i jepnin regjimit atë çfarë ju kërkohej me çdo kusht.

blank