Në zonën nr.2 të Spaçit nxirrej pirit, ndërsa në zonën nr.1 dhe nr.3 nxirrej bakër. Në të gjithë zonat norma ditore e çdo grupi, (një minator dhe dy vagoniste), ishte nxjerrja e 7 vagonave mineral, pastrimi i frontit nga inertet, vendosja e armaturave në të gjithe zonën që kishin punuar dhe hapja e vrimave që bëhej më pas nga një minator i lirë, pra jo i burgosur ( kjo, sepse ky proces kishte lëndë plasëse dhe për arsye sigurie, nuk i besohej kurrë një të burgosuri). Nga ky minator i lirë, vrimat mbusheshin me lëndë plasëse dhe shpertheheshin për turnin që do të vinte pas tyre. Turni i parë mbaronte pasi ishin mbyllur të gjithë këto procese pune prej grupit me 3 të burgosur.