Kamp-burgje Archives - Harta e Kujteses

Reparti 305 Borsh
Në vitin 1966, reparti 305 vendoset në Borsh për të punuar për hapjen e tarracave dhe mbjelljen e agrumeve në Kserokom të Piqerasit e bregun e atyshëm.

Në vitin 1966, në këtë repart punonin 340 të dënuar.

Në vitin 1975, në repart punonin rreth 600 persona. Personeli i burgut për ruajtjen e tyre përbëhej nga 85 persona.

Në vitin 1977, në repart punonin 823 të burgosur.

Reparti 305 në Borsh në janar-shkurt 1982, ka pasur 411 të dënuar.

Me urdhrin nr. 4, datë 6.1.1983, reparti 305 Borsh u shkri.

The post Reparti 305 Borsh appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Laçit
Kampi u krijua në vitin 1961 në Laç për ndërtimin e objekteve të këtij qyteti të ri industrial dhe hekurudhës.

Hekurudha për të cilën kontribuuan edhe të burgosurit e këtij reparti ishte hekurudha Vorë-Laç me gjatësi 30 km, e cila u përurua më 1 maj 1963.

Në vitin 1961 raportohej për rreth 600 të dënuar që punonin.

Disa nga të dënuarit

Mark Frrok Nikolla

Latif Hamja

Nikoll Syziu

The post Kampi i Laçit appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti i Thumanës
Në korrik 1958, u ngrit kampi në Mamurras (Bushnesh) të Krujës, afër repartit nr. 305. Këtu do të kryente punime për tharjen e kënetës së Thumanës. Sipas organizatorëve të kampit, terreni paraqitej i vështirë, pasi afër kënetës ishin pyjet. Kjo gjë mund t’u jepte shkak të burgosurve për arratisje.

Me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, në gusht 1958 kampi u zhvendos në Gjorm të rrethit të Krujës në vazhdim të tharjes së kënetës.

Në vjeshtë 1958 reparti është në Thumanë. Të dënuarit ordinerë i kishin nisur në Tiranë.

Në vitin 1958, në kamp punonin 540 të dënuar politikë dhe asnjë ordiner.

Sipas të dhënave të vitit 1959 në kamp punonin 742 të dënuar.

Kurse në vitin 1960 të dhënat e pakta flasin për 624 të burgosur, të gjithë politikë, ndër të cilët 5 të huaj.

I dënuari Mark Alija, ka treguar :

“Në vitin 1958, kampi i Tërbufit u shpërngul në Thumanë. Në kamp, ishin rreth 700 vetë të dënuar politikë. U ndërtua kanali që nga derdhja e Ishmit e deri në Shullaz, komplet prej të burgosurve politikë. Gjithçka vetëm me karroca dore, bela dhe lopata.

Shiu nuk na ndahej, saqë i thoshim njëri-tjetrit me shaka: “Edhe Zoti është bërë me ‘këta’!” E kemi marrë dheun me krahë prej një kodre, e kemi transportuar me karroca dore dhe nxjerrë në argjinaturë.

Kapanonet ndodheshin në Thumanë. Nga kapanoni, deri në vendin e punës, duhej të bënim 5 kilometra vajtje dhe 5 kilometra të tjera kthim. Dilnim nga ora 6:00 nga kapanoni, bënim një orë e gjysmë rrugë dhe pastaj fillonim punën. Mbaronim në orën 3 pasdite dhe bënim një orë e gjysmë tjetër, për t’u kthyer në kamp. Zakonisht, në shi e llucë.

Kushtet e higjienës ishin të atilla, sa çudi si nuk ra kolera. Asnjë lloj kushti nuk kishte. Nuk kishte ujë për të larë rrobat. Edhe në kanal, kur kishte ujë, po të na zinin duke larë rroba, na fusnin në birucë për tri ditë, si thyerje e rregullit. Llogarit që as ujin e kanalit nuk mund ta përdornim. Banjo nuk kishim. Nuk mund të bënim as dush e asgjë. Për tualet (WC) përdorej terreni. Përfytyro 700 vetë pa banjo….”

The post Reparti i Thumanës appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Tërbufit
Qëllimi i këtij kampi ishte tharja e kënetës së Tërbufit në rrethin e Lushnjës.

Në vitin 1956, në Tërbuf ishte reparti 309  me rreth 700 të burgosur. Në vitin 1957, në kamp ishin 566 të dënuar politikë dhe asnjë ordiner. Po në këtë kohë vijnë edhe të burgosurit ordinerë.

Sipas raportit të datës 2.4.1958, në kampin e Tërbufit ishin 527 të burgosur, të ndarë në 5 brigada pune e 3 kaushë. “Përbërja e kampit është krejtësisht me elementë armiq dhe të rrezikshëm, të cilët kanë filluar një aktivitet të gjerë armiqësor si organizim, tendencë arratisje, propagandë etj.”, – thuhet në këtë raport.

Nga një prej të dhënave të vitit 1957, kuptohet se në kamp ishin edhe 7 grekë, 18 jugosllavë dhe 24 gra.

Në qershor 1958, punimet për tharjen e kënetës mbaruan. Në këtë mënyrë u kërkua zhvendosja e kampit.

Të Burgosurit

Refat Çaushaj

Agim Vrioni

Kapo Leka

Mark Gjon Nikolli

Musa Koshena

Qani Dervishi

Sabaudin Resuli

Gjon Përjaku

Abdurrahman Leka

Ndoc Naraçi

The post Kampi i Tërbufit appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti 305, Përparim
Reparti 305 u vendos në Sarandë në vitin 1978. Ky repart njihet si Reparti 305/1 Përparim, në vitet 1978-1983 dhe Reparti 305 Përparim, në vitet 1983-1991.

Reparti 305/1 Përparim kishte kapacitet prej 515 personash.  Në fillim të vitit 1978 kishte pasur 506 e në fund të vitit 550 të dënuar ordinerë. Mes tyre ishin vetëm 2 të dënuar politikë.

Në prill 1982 me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit Sarandë, 200 të dënuar të kampit u vendosën në lagjen “Limion” të Sarandës për ndërtim apartamentesh banimi.

Në vitin 1984 reparti 305 punonte për zonën e pemëtarisë në Lukovë, ndërsa një repart autonom për ndërtimin e apartamenteve në Sarandë.

Një e dhënë e vitit 1987 bën fjalë se këtu ishin 235 të dënuar politikë dhe 928 ordinerë. Në vitin 1988 në repart punonin 227 të dënuar politikë dhe 976 të dënuar ordinerë. Ata punonin kryesisht në bujqësi, në kultivimin e agrumeve dhe ullinjve.

Më 15.5.1990 komanda përllogariste 87 të dënuar politikë (mes të cilëve 3 emigrantë).

Në këtë kamp vdiq më 23.4.1987 Sami Dangëllia, i burgosur me 38 vjet burg e 5 vjet internim. Më 13.1.1989 në këtë kamp, vdiq i paralizuar në moshën 67-vjeçare prifti katolik, Pjetër Palok Gjeloshi, i dënuar tri herë.

Një nga kamp-burgjet e fundit që u mbyll.

Të Burgosurit:

Gjergj Ndreca

Ilir Dibra

Muhamet Pojani

Hysen Sheshori

Sotir Qiriazati

Qani Sadiku

Bujar Sala

Vladimir Xhelo

Vladimir Balluku

Sami Dangëllia

Pjetër Palok Gjeloshi

The post Reparti 305, Përparim appeared first on Harta e Kujteses.

Shkolla e riedukimit, Lezhë
Vendimi për hapjen e  shkollës së riedukimit e të miturve në Lezhë u mor më 28.10.1985 nga Presidiumit të Kuvendit Popullor. Nga ky vendim u vendos që personat e moshës 14 – 18 vjeç, por për raste të veçanta edhe deri 20 vjeç të vuanin dënimin në këtë repart. Prindërit e këtyre fëmijëve ishin të detyruar të paguanin një sasi parash për mbajtjen e tyre. Lirimi bëhej nga një komision që do vepronte pranë Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit (u caktua Lezha).

10 hektarë tokë bujqësore ishin në dispozicion të shkollës për aktivizimin e të dënuarve të mitur në punë. Edhe pas nisjes punë e këtij repati (Shkollës së riedukimit) nuk u bë boshatisja e plotë e burgut të mëparshëm të repartit 302. Më 1987 në repart punonin 39 të dënuar ordinerë dhe 36 fëmijë. Në vitin 1989 kjo shkollë kishte 104 fëmijë për riedukim.

Në kushtet e reja të krijuara në vend pas vitit 1990, më 13.4.1991 shkolla e riedukimit u zhvendos në ndërmarrjen pyjore Lezhë.

The post Shkolla e riedukimit, Lezhë appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti i Batrës “11 heronjtë”
Më 25 shkurt 1965, 11 anëtarët e ekspeditës gjeologjike të Batrës, gjatë një përpjekje për të shpëtuar një prej miqve të  tyre, u zhdukën nën një ortek të papritur në përroin e Batrës (rreth 5 km nga vendi ku u ndërtua më vonë qyteti i Krastës). Për nder të tyre, miniera e re e Batrës që filloi të funksionojë në vitin 1967 u quajt “11 heronjtë”. Krasta u themelua qytet në vitin 1970 si qyteti i ri i minatorëve të minierës së Batrës. Pas një viti, në vitin 1971 u vu në punë edhe miniera e re e këtij qyteti. 48 banorët e parë u vendosën në Krastë në vitin 1974.

Për të shfrytëzuar nxjerrjen e mineralit të kromit u hap një repart i ri riedukimi, kampi i Batër Martaneshi. Më 16 gusht të vitit 1975 filluan punimet dhe pas pak ditësh u vendosën 70 të burgosurit e parë ordinerë në këtë kamp.

Reparti i Batër Martaneshit mori numrin 301/1. Në këtë kohë reparti 301 i Bulqizës vazhdonte akoma punën. Në vitin e parë të punës, atë 1976, në kamp u regjistruan 382 të burgosur. Kapaciteti i repartit ishte për 600 të burgosur, por kjo shifër u kalua disa herë. Pastaj në vitet 1977-1983 mesatarisht për çdo vit ishin në kamp 700-900 të burgosur

Me urdhrin nr. 4, datë 6.1.1983, reparti 301/1, Batër, mori emërtesën e re “Reparti 301, Batër”. Këtu erdhën disa të burgosur nga kampi 301 Bulqizë i cili u mbyll. Në vitin 1984, shifra e të dënuarve ka shkuar në 739 të dënuar, por në fund të vitit shifra shkon në 912 të dënuar. Sipas raportit të datës 12.4.1984 në repart punonin 523 të dënuar me tre turne në 5 galeri. Ky repart u mbyll në vitin 1991 me rënien e regjimit komunist.

The post Reparti i Batrës “11 heronjtë” appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti 301/1, Bulqizë
Reparti  me numër 301/1 në Bulqizë, u formua me urdhrin nr. 307, datë 19.7.1985. Qëllimi i hapjes ishte për ndërtimin e 200 banesave në qytetin e Bulqizës. Reparti në vitin 1987 kishte 105 të dënuar politikë. Por me urdhrin nr. 611, datë 30.6.1987 të ministrit, reparti 301/1 u zhvendos në repartin e sapo hapur 312 në Tërnovë.

The post Reparti 301/1, Bulqizë appeared first on Harta e Kujteses.

Miniera “Todo Manço”, Bulqizë
Miniera u hap më 17 shkurt 1948. Asaj iu dha emri “Fitore”. Deri më 1954 këtu punonin banorë nga zonat përreth Bulqizës. Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia dërguan inxhinierët e tyre për të parë e drejtuar punimet në minierën e këtushme.

Sipas informacionit të datës 27.7.1954, dhënë në komunikatën ditore operative, për repartin 301 Bulqizë, u kërkuan të punonin 515 të burgosur nën tokë dhe 223 jashtë saj. Por kur ishin 732 të burgosur, u dërguan të punonin 400 nën tokë dhe 110 mbi tokë. Për të siguruar të dënuarit, këtu u vendos një efekti ushtarak i përbërë prej 152 personave.

Në vitin 1969 këtu punonin një pjesë e të dënuarve të kategorizuar si të rrezikshëm, që kishin kryer krime të rënda.

Në vitin 1979 nga kushtet e rënda të punës, raportohej se më 26.1.1979 një aksident i rëndë i mori jetën 9 të dënuarve, çka është një prej aksidenteve më të rënda të ndodhura në këtë minierë.

Në vitin 1980 në repartin 301 Bulqizë rezultojnë 80 të dënuar politikë.

Vdekjet aksidentale ishin të shumta jo vetëm në minierë, por edhe në radhët e rojeve. Në vitet 1954-1982, në minierën e Bulqizës (reparti 301) kanë vdekur aksidentalisht sipas statistikës zyrtare 81 të burgosur.

The post Miniera “Todo Manço”, Bulqizë appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Gosës
Punimet për kanalin Peqin-Kavajë filluan më 27 maj 1951 dhe përfunduan në nëntor 1952, duke u bërë një prej veprave më të mëdha të 5-vjeçarit të parë komunist.

Sipas të dhënave, në vjeshtë 1951 reparti nr. 301 pasi u largua nga Korça u vendos në Gosë të Kavajës për hapjen e kanalit ujitës Peqin-Kavajë. Përmendet se gjatë kësaj kohe është vrarë më 26.12.1951 i dënuari politik Ram Halili në përpjekje për t’u larguar nga ky kamp. Halili kishte 2 vjet që vuante dënimin. Po në këtë datë figuron i vrarë nga minat i dënuari Hysen Mustafa.

Edhe të dënuarit e Kampit Nr.2 që punonin për kanalin Peqin-Kavajë, u ndalën në Gosë, e cila figuron si qendra e kampit në mars të vitit 1952. Punuan pak muaj aty për t’u zhvendosur në Çengelaj dhe Peqin në muajt korrik-gusht.

Të Burgosurit:

Ahmet Bushati (Maj, 1951 )

Ahmet Sadedin (Maj 1951)

The post Kampi i Gosës appeared first on Harta e Kujteses.