Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Gosës

blank
Emri Reparti nr.301, në Gosë të Kavajës
Vendndodhja: Kavajë
Viti i Ndërtimit: 1951
Viti i Mbylljes: 1951
Burimi i Informacionit: Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste, Kastriot Dervishi, ISKK

Punimet për kanalin Peqin-Kavajë filluan më 27 maj 1951 dhe përfunduan në nëntor 1952, duke u bërë një prej veprave më të mëdha të 5-vjeçarit të parë komunist.

Sipas të dhënave, në vjeshtë 1951 reparti nr. 301 pasi u largua nga Korça u vendos në Gosë të Kavajës për hapjen e kanalit ujitës Peqin-Kavajë. Përmendet se gjatë kësaj kohe është vrarë më 26.12.1951 i dënuari politik Ram Halili në përpjekje për t’u larguar nga ky kamp. Halili kishte 2 vjet që vuante dënimin. Po në këtë datë figuron i vrarë nga minat i dënuari Hysen Mustafa.

Edhe të dënuarit e Kampit Nr.2 që punonin për kanalin Peqin-Kavajë, u ndalën në Gosë, e cila figuron si qendra e kampit në mars të vitit 1952. Punuan pak muaj aty për t’u zhvendosur në Çengelaj dhe Peqin në muajt korrik-gusht.

Të Burgosurit:

  • Ahmet Bushati (Maj, 1951 )
  • Ahmet Sadedin (Maj 1951)