Kampe të përkohshme pune Archives - Harta e Kujteses

Kampi i Paprit
Të internuarit u vendosën në një ngrehinë njëkatëshe në formë stalle dhe për periudhën njëvjeçare që qëndruan aty, u morën me shpyllëzim në kodrat e Paprit dhe me mbjellje kikiriku në fushat e Cërrikut.  Në vitin të vitit 1954, del vendimi për krijimin  e Kampit nr. 5 në Lushje dhe familjet e internuara në kampin e Paprit duhej të trasferoheshin atje.

The post Kampi i Paprit appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti 305 Borsh
Në vitin 1966, reparti 305 vendoset në Borsh për të punuar për hapjen e tarracave dhe mbjelljen e agrumeve në Kserokom të Piqerasit e bregun e atyshëm.

Në vitin 1966, në këtë repart punonin 340 të dënuar.

Në vitin 1975, në repart punonin rreth 600 persona. Personeli i burgut për ruajtjen e tyre përbëhej nga 85 persona.

Në vitin 1977, në repart punonin 823 të burgosur.

Reparti 305 në Borsh në janar-shkurt 1982, ka pasur 411 të dënuar.

Me urdhrin nr. 4, datë 6.1.1983, reparti 305 Borsh u shkri.

The post Reparti 305 Borsh appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti Ishull-Lezhë
Periudha 1968-1972

Reparti me nr. 325 është formuar në vitin 1968 në Ishull Lezhë me qëllim kryerjen e punimeve në bujqësi. Të dhënat për këtë kamp janë shumë të pakta. E dhëna e vetme për numrin e të burgosurve i përket vitit 1970, ku numërohen 301 të burgosur të angazhuar në punët bujqësore. Sipas studiuesit Kastriot Dervishi,  Ishte planifikuar që në rast gjendjeje të jashtëzakonshme të burgosurit e këtij reparti të zhvendoseshin nga Lezha në kampin e Spaçit. Ky repart u mbyll në vitin 1972.

Periudha 1972-1983

Në këto vite, në Ishull-Lezhë, si edhe në Fishtë dhe Leras ka qenë një repart për të dënuarit në moshë të re.

The post Reparti Ishull-Lezhë appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Maliqit: Orman-Pojan
Kamp pune për tharjen e kënetës së Maliqit ku të burgosurit politikë punonin në kushte shumë të vështira duke përballuar njëkohësisht urinë, etjen dhe keqtrajtimin e policëve.

The post Kampi i Maliqit: Orman-Pojan appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Laçit
Kampi u krijua në vitin 1961 në Laç për ndërtimin e objekteve të këtij qyteti të ri industrial dhe hekurudhës.

Hekurudha për të cilën kontribuuan edhe të burgosurit e këtij reparti ishte hekurudha Vorë-Laç me gjatësi 30 km, e cila u përurua më 1 maj 1963.

Në vitin 1961 raportohej për rreth 600 të dënuar që punonin.

Disa nga të dënuarit

Mark Frrok Nikolla

Latif Hamja

Nikoll Syziu

The post Kampi i Laçit appeared first on Harta e Kujteses.

Reparti i Thumanës
Në korrik 1958, u ngrit kampi në Mamurras (Bushnesh) të Krujës, afër repartit nr. 305. Këtu do të kryente punime për tharjen e kënetës së Thumanës. Sipas organizatorëve të kampit, terreni paraqitej i vështirë, pasi afër kënetës ishin pyjet. Kjo gjë mund t’u jepte shkak të burgosurve për arratisje.

Me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, në gusht 1958 kampi u zhvendos në Gjorm të rrethit të Krujës në vazhdim të tharjes së kënetës.

Në vjeshtë 1958 reparti është në Thumanë. Të dënuarit ordinerë i kishin nisur në Tiranë.

Në vitin 1958, në kamp punonin 540 të dënuar politikë dhe asnjë ordiner.

Sipas të dhënave të vitit 1959 në kamp punonin 742 të dënuar.

Kurse në vitin 1960 të dhënat e pakta flasin për 624 të burgosur, të gjithë politikë, ndër të cilët 5 të huaj.

I dënuari Mark Alija, ka treguar :

“Në vitin 1958, kampi i Tërbufit u shpërngul në Thumanë. Në kamp, ishin rreth 700 vetë të dënuar politikë. U ndërtua kanali që nga derdhja e Ishmit e deri në Shullaz, komplet prej të burgosurve politikë. Gjithçka vetëm me karroca dore, bela dhe lopata.

Shiu nuk na ndahej, saqë i thoshim njëri-tjetrit me shaka: “Edhe Zoti është bërë me ‘këta’!” E kemi marrë dheun me krahë prej një kodre, e kemi transportuar me karroca dore dhe nxjerrë në argjinaturë.

Kapanonet ndodheshin në Thumanë. Nga kapanoni, deri në vendin e punës, duhej të bënim 5 kilometra vajtje dhe 5 kilometra të tjera kthim. Dilnim nga ora 6:00 nga kapanoni, bënim një orë e gjysmë rrugë dhe pastaj fillonim punën. Mbaronim në orën 3 pasdite dhe bënim një orë e gjysmë tjetër, për t’u kthyer në kamp. Zakonisht, në shi e llucë.

Kushtet e higjienës ishin të atilla, sa çudi si nuk ra kolera. Asnjë lloj kushti nuk kishte. Nuk kishte ujë për të larë rrobat. Edhe në kanal, kur kishte ujë, po të na zinin duke larë rroba, na fusnin në birucë për tri ditë, si thyerje e rregullit. Llogarit që as ujin e kanalit nuk mund ta përdornim. Banjo nuk kishim. Nuk mund të bënim as dush e asgjë. Për tualet (WC) përdorej terreni. Përfytyro 700 vetë pa banjo….”

The post Reparti i Thumanës appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Tërbufit
Qëllimi i këtij kampi ishte tharja e kënetës së Tërbufit në rrethin e Lushnjës.

Në vitin 1956, në Tërbuf ishte reparti 309  me rreth 700 të burgosur. Në vitin 1957, në kamp ishin 566 të dënuar politikë dhe asnjë ordiner. Po në këtë kohë vijnë edhe të burgosurit ordinerë.

Sipas raportit të datës 2.4.1958, në kampin e Tërbufit ishin 527 të burgosur, të ndarë në 5 brigada pune e 3 kaushë. “Përbërja e kampit është krejtësisht me elementë armiq dhe të rrezikshëm, të cilët kanë filluar një aktivitet të gjerë armiqësor si organizim, tendencë arratisje, propagandë etj.”, – thuhet në këtë raport.

Nga një prej të dhënave të vitit 1957, kuptohet se në kamp ishin edhe 7 grekë, 18 jugosllavë dhe 24 gra.

Në qershor 1958, punimet për tharjen e kënetës mbaruan. Në këtë mënyrë u kërkua zhvendosja e kampit.

Të Burgosurit

Refat Çaushaj

Agim Vrioni

Kapo Leka

Mark Gjon Nikolli

Musa Koshena

Qani Dervishi

Sabaudin Resuli

Gjon Përjaku

Abdurrahman Leka

Ndoc Naraçi

The post Kampi i Tërbufit appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi nr. 4 (reparti 307)
Kampi është hapur më 15.9.1953. Qëllimi i ndërtimit të tij ishte formimi i një qendre punëtorësh që do të bënin ndërtimet kryesore në Tiranë. Në fillim, në kamp punonin 529 të burgosur (ordinerë e politikë).

Disa muaj pas formimit të kampit, punonin 215 të dënuar politikë dhe 200 ordinerë, të ndarë nga njëri-tjetri në frontin e punës. Për të ruajtur të burgosurit shërbente një efektiv shërbimi, i përbërë prej 38 personash.

Në këtë kamp, ka ndodhur edhe një ngjarje e jashtëzakonshme teksa të burgosurit u orvatën të arratiseshin. Më 23.6.1954, kur kampi po ndërtonte pallate buzë lumit të Lanës në Tiranë, u zbulua një tunel që kishin hapur të burgosurit. Në një prej barakave të kampit është gjetur një gropë e hapur 50 me 50 centimetra, me thellësi 60 cm. Nga shikimi nga brenda rezultonte se kanali ishte hapur me mjete të forta si thikë e mistri. Brenda tunelit ishin gjetur edhe veglat e punës. Dheu ishte gjetur i shpërndarë brenda barakës. Regjimi mori masa të rrepta për dënimin e autorëve të ngjarjes. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur, i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim të dënuarit: Isuf Agolli, Mark Zef  Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo (vuajti 19 vjet burg), Besim Latifi, Nasuf Gjilaj (vuajti 10 vjet burg). Katër të parët u ekzekutuan, ndërsa të tjerëve iu fal jeta. 13 të dënuar të tjerë u dënuan me burgime të rënda.

Në fund të vitit 1954, në kamp ulet numri i të burgosurve politikë. Raporti i kësaj kohe flet për 137 të dënuar politikë dhe 201 ordinerë.

Në bazë të urdhrit nr. 1620, datë 21.12.1955, reparti mori numrin 307. Urdhri hyri në fuqi më 1 janar 1956.

Në vitin 1956, në repart ishin më pak se 600 të burgosur.

Sipas të dhënave të vitit 1959, në kamp punonin 491 të dënuar.

Në vitin 1961, repartet 303 dhe 307 së bashku, me gati 600 të burgosur, punonin për llogari të ndërmarrjes “21 dhjetori” në Tiranë.

Të Burgosurit

Isuf Agolli

Mark Zef  Pali

Zyhdi Mancaku

Abdulla Bajrami

Niko Malo

Besim Latifi

Nasuf Gjilaj

The post Kampi nr. 4 (reparti 307) appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Gosës
Punimet për kanalin Peqin-Kavajë filluan më 27 maj 1951 dhe përfunduan në nëntor 1952, duke u bërë një prej veprave më të mëdha të 5-vjeçarit të parë komunist.

Sipas të dhënave, në vjeshtë 1951 reparti nr. 301 pasi u largua nga Korça u vendos në Gosë të Kavajës për hapjen e kanalit ujitës Peqin-Kavajë. Përmendet se gjatë kësaj kohe është vrarë më 26.12.1951 i dënuari politik Ram Halili në përpjekje për t’u larguar nga ky kamp. Halili kishte 2 vjet që vuante dënimin. Po në këtë datë figuron i vrarë nga minat i dënuari Hysen Mustafa.

Edhe të dënuarit e Kampit Nr.2 që punonin për kanalin Peqin-Kavajë, u ndalën në Gosë, e cila figuron si qendra e kampit në mars të vitit 1952. Punuan pak muaj aty për t’u zhvendosur në Çengelaj dhe Peqin në muajt korrik-gusht.

Të Burgosurit:

Ahmet Bushati (Maj, 1951 )

Ahmet Sadedin (Maj 1951)

The post Kampi i Gosës appeared first on Harta e Kujteses.

Kampi i Bishqemit
Bishqemi është një fshat i Elbasanit, një vend ku kalon hekurudha Peqin-Elbasan. Në vitin 1950 konsiderohej si një ndër kampet më të rëndësishme të punës së detyruar. Më 30 janar 1950 në kampet e ngritura mbërritën të burgosurit.

Në kamp u dërguan rreth 800 të burgosur në kushte shumë të vështira jetese. Vendosja në punë ishte bërë në mënyrë të paorganizuar, ndërsa të burgosurit ishin të papraktikuar për mënyrën e punës që do të kryenin. Në vendin ku ishte caktuar puna, bëheshin punime të rënda si transport zhavorri (më shumë se 100 metra me karrocë), bartje shinash, traversash. Të dhënat ishin se ishin bërë 65.000 ditë pune. Shifrat e fitimit janë të mëdha, por shuma në dokument është e korrigjuar e nuk kuptohet mirë. Të burgosurit ishin shfrytëzuar edhe në hapjen e tunelit të hekurudhës në kushtet më primitive. Puna kishte vazhduar më tej dhe ishin marrë 40.040 ditë pune për hapjen e tunelit etj. Në shtator 1950, të dënuarit e këtushëm u dërguan në kampin e Bedenit.

The post Kampi i Bishqemit appeared first on Harta e Kujteses.