Dokumente Archives - Harta e Kujteses

1988/Minerali që nxirrnin të burgosurit në pesë miniera
Puna e detyruar kryesore e të burgosurve në vitet ’80 ishte nxjerrja e mineralit. Dukej që ata zinin peshën kryesore në nxjerrjen e mineralit.

Në një informacion të datës 23.6.1989 të Drejtorisë Zbatim Vendime Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nënshkruar nga drejtori Dhimitër Krisafi, thuhej se në “repartet e riedukimit e burgje”, rezultonin këto të dhëna:

-Vuanin dënimin gjithsej 4987 të dënuar.

-Rreth 3500 të dënuar, ose 70% e tyre punonin në miniera, bujqësi e ndërtim.

-Shfrytëzoheshin 5 miniera me 2250 të burgosur.

-Reparti nr.301 Batër me 891 të dënuar, nxirrte në vit 300.000 ton krom (80% e planit të ndërmarrjes së Batrës)

-Reparti nr.312 Tërnovë me mbi 200 të dënuar, nxirrte në vit 29.000 ton krom (ose 100% e planit).

-Reparti nr.303 me 600 të dënuar me plan vjetor 195.000 ton bakër (62% e planit të gjithë ndërmarrjes së atyshme) dhe 53.000 ton pirit (85% e prodhimit).

-Reparti nr.303/1 Gurth Spaç me 300 të dënuar me plan vjetor 88.000 bakër të cilësisë së lartë (28% e gjithë prodhimit të gjithë ndërmarrjes së atyshme).

-Reparti nr.311 Qafë Bari me rreth 270 të dënuar me plan vjetor 180.000 ton bakër të cilësisë së lartë.

Në të gjitha minierat nxirrej mineral kromi, piriti dhe bakri 845.000 ton:

-Krom 329.000 ton

-Bakër 463.000 ton

-Pirit 53.000 ton

Vitet e fundit ishin nxjerrë mbi planin:

-Rreth 25.000-30.000 ton bakër

-Rreth 7.000-8.000 ton krom

-Rreth 2.000-3.000 ton pirit

Fotografia: Miniera në Repartin nr.303 Spaç, njëra nga galeritë

The post 1988/Minerali që nxirrnin të burgosurit në pesë miniera appeared first on Harta e Kujteses.

1974/Kushtet e këqija në burgjet e Tiranës
Kushte të vështira, mbipopullim, mungesë higjiene. Relacioni i vitit 1974 zbulon gjendjen e rëndë të burgjeve të Tiranës

Reparti nr.313, ishte ndër burgjet më të rëndësishme në Shqipërinë komuniste. Ai shërbente si vend grumbullimi për të burgosurit që kishin marrë dënim të formës së prerë dhe vinin nga qelitë e Degëve të Brendshme në rrethe, në pritje për t’u shpërndarë në kampet e punës. Po ashtu, këtu vuanin dënimin një numër i kufizuar të burgosurish të dënuar. Të dyja burgjet e Tiranës, përfshi atë në rrugën “Mine Peza”, si dhe spitalin ishin në varësi të një komande reparti. Pavarësisht se reparti ishte në Tiranë, raportimet për të ishin gjithnjë problematike. Një raport i Prokurorisë së Përgjithshme për këtë repart dhe atë nr.325 pranonte këtë gjendje jo të kënaqshme, e cila nuk ishte e vetmja, pasi keqtrajtimi i të proceduarve ishte gjithnjë e më shumë skandaloz, por kjo përbënte temë tjetër.

Relacion mbi gjendjen e Repartit nr.313

Prokuroria e Rrethit të Tiranës ngre si problem gjendjen e papëlqyeshme në Repartin nr.313, nr.325 si dhe të dhomave të izolimit, gjendje që gjatë 3 vjetëve të fundit nuk ka gjetur stabilizim. Në bazën e këtyre informacioneve u pa në vend gjendja në Repartin nr.313 edhe nga ana jonë së bashku me shokët e Drejtorisë së Policisë dhe për të rregulluar disi gjendjen, u mendua të merreshin edhe disa masa të menjëhershme. Megjithatë, gjendja vazhdon të jetë e pastabilizuar në këto drejtime:

1-Në dhomat e izolimit të destinuara për 2-3 persona janë vendosur nga 5-7 persona. Shkak për një gjendje të tillë janë zgjatja e hetimeve mbi 2-3 muaj për disa të arrestuar megjithëse ata akuzohen për krime të thjeshta ordinere dhe pse për disa të dënuar nga Gjykata e Faktit ka vonesa të theksuara në marrjen e formës së prerë të vendimit.

2-Duke shërbyer si burg tranzit në Repartin nr.313 ndodhen sot gjendje 155 të dënuar për të cilët vendimi ka marrë formë të prerë dhe qëndrojnë rreth 1 muaj në pritje për t’u shpërndarë në vendet e vuajtjes së dënimit. Kjo gjendje shkakton që të dënuarit të mbahen në një dhome të përzier si me mosha të ndryshme, ashtu dhe për të dënuar përsëritës në krim.

3-Nga mostërheqja në kohë e të dënuarve të grumbulluar nga rrethet ose që vinë për t’u shtruar në spital, të dënuarit gjatë kohës që qëndrojnë në Repartin nr.313 në dyshekë dhe si shtresë e mbulesë përdorin deri në tre batanije mjaft të përdorura.

4-Higjiena në Repartin nr.3013 (në dhomat e izolimit, në dhomat e të dënuarve dhe në sanatorium) nuk i përgjigjet kërkesave higjieno-sanitare. Të paraburgosurit në disa dhoma nuk ishin pajisur me sapun për rreth 25 ditë. Dhomat nuk dezinfektohen dhe mjetet për pastrimin e tyre janë të papërshtatshme.

Në repartin e burgut në sanatorium nuk ka pastërti. Në dhoma nuk ka pështymore, për pasojë të sëmurët me TBC ndotin krejt ambientin e dhomës. Ajrimi i dhomave është i pamjaftueshëm.

5-Në kundërshtim me kërkesat e instruksionit, të dënuarit nën 1 vit heqje lirie, takohen me familjarët njëlloj si të dënuarit e tjerë.

Meqenëse ky problem nuk ka gjetur zgjidhje deri më sot, mendojmë t’iu vëmë në dijeni me qëllim që të merren masat e nevojshme për zbatimin e kërkesave të instruksionit në fuqi.

Tiranë, 28.3.1974

Prokurori i Përgjithshëm, Dhori Panariti

The post 1974/Kushtet e këqija në burgjet e Tiranës appeared first on Harta e Kujteses.

1987/Spitali i burgut, më i keq se Burgu i Burrelit
Letra e një ish-të dënuari politik, dërguar nga spitali i burgut të Tiranës në vitin 1987, vërteton që gjendja në këtë spital ishte njëlloj e mjerueshme gjatë gjithë regjimit komunist. Aq e mjerueshme sa i sëmuri lutet ta kthejnë prapë në burg

Bardhyl Belishova (1932-2007), me profesion inxhinier, i arrestuar 11.9.1964, i dënuar në vitin 1965 me 25 vjet heqje lirie, i ridënuar në vitin 1972, kaloi shumë vite në burgjet e diktaturës. Kur u lirua kishte vuajtur 25 vjet e 7 muaj. Në vitin 1987, si pasojë e rëndimit të shëndetit u shtrua në spitalin e burgut në Tiranë. Kaq e keqe ishte gjendja aty, saqë në një letër që Bardhyli nis për Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, kërkon largimin sa më parë prej andej pasi po keqësohej vazhdimisht. Jepet ideja se spitali ishte kthyer në një vend vdekjeje të ngadaltë.

Tiranë 2 gusht 1987

Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve Penale në MP të Brendshme, Tiranë

Ju drejtohet i burgosuri Bardhyl Belishova. Jam shtruar në këtë spital para disa ditësh për shkak të një krize zemre që kam kaluar në Repartin nr.321 Burrel dhe kurimin e një puçrre. Kam 23 vjet në burg. Kjo kohë paska bërë punën e saj deri atë shkallë sa të mos jem në gjendje ta përballoj regjimin e këtushëm, madje të do shtoja se regjimi i këtushëm po më jep shqetësime të tilla, të cilat mund të sjellin pasoja shumë të rënda. Prandaj po refuzoj kurimin e mëtejshëm dhe po ju lutem të më nisni sa më parë për Burrel, duke shtuar se edhe regjimi i kaushit për gjendjen time shëndetësore, mund të më sjelli gjithashtu pasoja shumë të rënda.

Bardhyl Belishova, Spitali nr.2, pavijoni

The post 1987/Spitali i burgut, më i keq se Burgu i Burrelit appeared first on Harta e Kujteses.

Një nga dokumentet e rralla të internimeve për në Kampin e Beratit
Ndërsa dokumentet e internimeve të periudhës 1945-1953 janë tejet të rralla, sjellim një të tillë të datës 28.9.1946. Siç edhe shihet, vendimin e internimit nuk e ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme, por Komanda e Qarkut e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit Elbasanit.

Janë internuar në Kampin e Beratit gjithë familja Lleshanaku, përfshi fëmijët 3 dhe 7 vjeç. Kampi i Beratit ishte një nga dy kampet e para të mëdha të internimit në vitet e para të diktaturës, ku dërgoheshin përgjithësisht familjet nga Veriu i vendit, ndërsa familjet nga Jugu dërgoheshin në kampin e Krujës.

Familja u lirua nga kampi në fjalë më 4.9.1949, fare pak ditë nga zhvendosja e të internuarve në Tepelenë. Lirimi nuk ishte për ndonjë arsye humanitare, porse shpresohej se Alushi në kthimet e mundshme të tij mund të lidhej me familjen.

Siç dihet, në vitet e para të regjimit komunist, kategoria e kundërshtarëve të regjimit që internoheshin i takonte familjarëve të të arratisurve brenda dhe jashtë vendit. Në shumicë ata ishin fëmijë, pleq dhe gra.

Alush Lleshanaku ishte kundërshtar i regjimit komunist, i desantuar disa herë, i ndihmuar nga shtetet kapitaliste. Ai u vra me pabesi në Elbasan gjatë misionit të fundit në vitin 1950.

The post Një nga dokumentet e rralla të internimeve për në Kampin e Beratit appeared first on Harta e Kujteses.

Dokumenti që nënshkruanin të internuarit
Një biletë nga Tirana në fshatin Gjorm të Vlorës, vetëm vajtje

Internimi niste me një dokument, me anë të të cilit i dënuari njoftohej që ndaj tij ishte marrë masa e internimit dhe të cilin detyrohej ta firmoste. Ai mbante përgjegjësi ligjore nëse lëvizte jashtë zonës së përcaktuar.

Për rastet e tilla internimi, jepej një territor të caktuar. I internuari nuk kishte të drejtë të lëvizte pa leje sepse ndryshe dënohej penalisht deri në 3 vjet heqje lirie. I internuari paraqitej çdo ditë te përfaqësuesi i MPB-së apo pushtetit, i caktuar për verifikimin e vendndodhjes së tij.

Në këtë dokument shihet emri i gruas së internuar për arsye politike me vendimin nr.11, datë 13.10.1975 të Komisionit të Internim-Dëbimeve, nga Tirana në Gjorm të Vlorës, së bashku me bashkëshortin Dhimitër dhe nënën e tij.

Në arsyetimin e vendimit thuhej se masa merrej sepse “janë familje me prejardhje të keqe politike, kanë qenë në burg ose pjesëtarët e familjeve të tyre për veprimtari armiqësore dhe se aktualisht nuk mbajnë qëndrim të mirë politik”.

Komisioni i Internim-Dëbimeve vepronte këtë kohë pranë Këshillit të Ministrave.

Si bazë ligjore përmendej dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr.1906, datë 2.8.1954 “Mbi internimin e dëbimin si masë administrative”, i cili në fakt u ndryshua me dekretin nr.3027, datë 12.1.1960, sipas të cilit ndryshoi përbërja dhe vendndodhja e komisionit nga Ministria e Punëve të Brendshme në Këshillin e Ministrave. Këtë kohë komisioni drejtohet nga zëvendëskryeministri. Në përbërje të tij ishte ministri i Punëve të Brendshme (zëvendëskryetar), prokurori i përgjithshëm dhe kryetari i Gjykatës së Lartë.

Praktika për të internuarit për çështje politike përgatitej nga organet e Sigurimit të rrethit, ndërsa për çështje ordinere nga organet e Policisë me të njëjtën procedurë. Për të dyja rastet merrej pëlqimi i kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme e miratimi i sekretarit të parë të PPSH-së në rreth. Propozimet kalonin për miratim në Komisionin Qendror në Tiranë.

Komisioni jepte masë deri në 5 vjet internim ose dëbim. Internimi ishte një vend i caktuar, ndërsa dëbimi me të drejtë lëvizjeje deri në 2-3 rrethe. I internuari kishte detyrim të paraqitej çdo ditë në organin që caktohej.

The post Dokumenti që nënshkruanin të internuarit appeared first on Harta e Kujteses.

16 klerikët e vdekur nga torturat nëpër burgjet komuniste
Një ndër pjesët më të errëta të historisë së diktaturës komuniste është dhuna ndaj klerit në Shqipëri, kryesisht në Shkodër. Në vitin 1978, Sigurimi i Shtetit kishte hartuar listat e klerikëve të vrarë, të vdekur në burgje e të tjera kategori të persekutimit të diktaturës ndaj klerit. Në listën e parë, janë emrat e 26 klerikëve që janë ekzekutuar nga diktatura komuniste.Në listë, spikasin emra të njohur të klerit katolik në Shkodër, ndër të cilët, Anton Harapi, Çiprian Nika, Ndre Zadeja, Xhovani Fausti, Gjon Shllaku, Engjëll Kovaçi, Dedë Malaj e të tjerë.

Një tjetër listë që gjendet në dosjen e Sigurimit të Shtetit për klerin, ështe edhe ajo me emrat e klerikëve që kanë humbur jetën në burgjet komunsite. Janë 16 klerikë të vdekur në burg, të listuar nga Sigurimi i Shtetit në dokumentin e dhjetorit të vitit 1978. Ata kanë dhënë shpirt në torturat e xhelatëve komunistë. Janë emra të spikatur të klerit, përqëndruar gjithashtu në Shkodër. Në listë është Gaspër Thaçi, Klemend Nikaj, Lekë Sirdani, Benardin Palaj etj. Më poshtë, botohet dokumenti i plotë.

The post 16 klerikët e vdekur nga torturat nëpër burgjet komuniste appeared first on Harta e Kujteses.

Qershor 1982, si u vendos në Këshillin e Ministrave për të hapur burgun e Qafë-Barit
Propozimi nga Komiteti Ekzekutiv i Pukës: “Kemi nevojë pë fuqi punëtore në miniera. Është hapur edhe miniera e re e Munellës. Kjo do të zgjidhej nëse  ngrihet një repart në Qafë-Bari ( Burgu i Qafë Barit ) dhe sillen 200-300 të dënuar nga Bulqiza…”

Më 27 mars 1982, drejtori i Ndërmarrjes së Minierave Fushë-Arrëz, Ndrec  Simoni  i drejtohej me një kërkesë zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Agron Tafa, në të cilën kërkonte fuqi punëtore. Në të thuhej se gjatë 5-vjeçarit në vazhdim, prodhimi i bakrit do të rritej 2,2 herë, ndërsa punimet minerare 3,8 herë. Po përfundonte fabrika nr. 2 e pasurimit të bakrit, si dhe do të fillonte ndërtimi i fabrikës nr. 3. “Neve deri më sot pa filluar akoma hapjen e këtyre minierave, po vuajmë të zitë e ullirit për sigurimin e fuqisë punëtore”, – shkruante drejtori. Sipas tij, rrethi i Pukës në vitin 1984 dilte me 1.600 punëtorë të zbuluar. Në këto kushte dhe rrethana, ai kërkonte “në emër të gjithë komunistëve dhe punonjësve” zhvendosjen e të burgosurve të minierës së Bulqizës në atë të Qafë-Barit të rrethit të Pukës.

Më 13.4.1982, ministri i Industrisë e Minierave Llambi Gegprifti kërkonte nga MPB që fuqia e të burgosurve te reparti 301 të ndahej në dy pjesë: 250 për repartin e ri në Qafë-Bari dhe 200 për minierën e Batrës. Kërkohej të hapej Qafë-Bari pasi fuqia punëtore e rrethit Pukë ishte e pakët.

Me  22 prill 1982, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit Pukë, Bogiç Mataj, i dërgonte Drejtorisë së Policisë një kërkesë- propozim duke kërkuar ngritjen e një burgu në Qafë-Bari me 200-300 të dënuar, gjë që do të “zgjidhte përfundimisht problemin e sigurimit të fuqisë punëtore për minierën”, sepse ky repart do t’i shërbente edhe minierës së re të Munellës që hapej së shpejti e që kishte kapacitet mjaft të madh. Kjo  çështje ishte bërë objekt i mbledhjes së Këshillit të Ministrave të datës 4 qershor 1982, ku mes të tjerash, Adil Çarçani ksihte thënë:

Adil Çarçani: Gjatë periudhës së dy mbledhjeve, ka lindur nevoja për nxjerrjen e disa vendimeve, të cilat mendojmë t’ia parashtrojmë Qeverisë për miratim, jo për diskutim.

1- Për ngritjen e repartit të riedukimit në Minierën e Bakrit në Qafë-Bari të Rrethit të Pukës

Është menduar që nga miniera e kromit në Bulqizë të hiqet kampi i të detyruarve dhe të zëvendësohen me punëtorë të lirë, të cilët të sigurohen kryesisht nga rrethi i Dibrës. Forcat e detyruara që arrijnë në 250-300 veta, do të dërgohen për të punuar në minierën e bakrit në Qafë-Bari të rrethit të Pukës që është një minierë e madhe, e rëndësishme dhe me perspektivë, por që ka nevojë për fuqi punëtore, për arsye se në rrethin e Pukës po zgjerohen minierat, gjeologjia dhe industria e drurit, kështu që ka vështirësi për plotësimin e nevojave me fuqi punëtore. Për ndërtim-montimin e repartit në Qafë-Bari, nevojitet një fond prej 1,5 milion lekë, nga këto 1,2 milion do të kryhen këtë vit. Fondi prej 1,2 milion lekë do të përballohet nga Ministria e Industrisë dhe Minierave brenda veprave kufi të miratuara në planin e vitit 1982 dhe do të kryhen nga ndërmarrjet e Ministrisë së Ndërtimit, sipas pasqyrës që i bashkëngjitet vendimit. Për këtë në planin e vitit 1982, Ministrisë së Ndërtimit do t’i shtohen 200 mijë copë tulla, duke ulur gjendjen në fund te prodhuesi.

Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit të Dibrës, të marrë masa për të plotësuar fuqinë punëtore të lirë dhe për përgatitjen e punëtorëve. Ministrisë së Industrisë dhe të Minierave t’i shtohen në planin e përgatitjes me shkëputje nga puna 100 veta.

Ministrisë së Punëve të Brendshme për sigurimin e punëtorëve të detyruar në minierën e bakrit në Qafë-Bari, t’i shtohen në limitin e organikës 75 funksione, nga të cilët 36 ushtarë, me një fond shpenzimi 256 mijë lekë, të cilët të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Ky është projektvendimi. Këtë, këto ditë ma sollën për ta nënshkruar, por meqenëse kishim mbledhjen e Qeverisë, mendova t’ia parashtroj për miratim. Për këtë të gjitha dikasteret janë shprehur dakord.

Këshilli i Ministrave mori vendimin nr. 139, datë 4.6.1982, për hapjen e repartit 311 Qafë-Bari.

Indikacionet e dokumentit të cituar: AQSH , Fondi i Këshillit të Ministrave, dosja 69. Referuar librit “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë Komuniste”, K.Dervishi

The post Qershor 1982, si u vendos në Këshillin e Ministrave për të hapur burgun e Qafë-Barit appeared first on Harta e Kujteses.