Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Një nga dokumentet e rralla të internimeve për në Kampin e Beratit

blank

Ndërsa dokumentet e internimeve të periudhës 1945-1953 janë tejet të rralla, sjellim një të tillë të datës 28.9.1946. Siç edhe shihet, vendimin e internimit nuk e ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme, por Komanda e Qarkut e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit Elbasanit.

Janë internuar në Kampin e Beratit gjithë familja Lleshanaku, përfshi fëmijët 3 dhe 7 vjeç. Kampi i Beratit ishte një nga dy kampet e para të mëdha të internimit në vitet e para të diktaturës, ku dërgoheshin përgjithësisht familjet nga Veriu i vendit, ndërsa familjet nga Jugu dërgoheshin në kampin e Krujës.

Familja u lirua nga kampi në fjalë më 4.9.1949, fare pak ditë nga zhvendosja e të internuarve në Tepelenë. Lirimi nuk ishte për ndonjë arsye humanitare, porse shpresohej se Alushi në kthimet e mundshme të tij mund të lidhej me familjen.

Siç dihet, në vitet e para të regjimit komunist, kategoria e kundërshtarëve të regjimit që internoheshin i takonte familjarëve të të arratisurve brenda dhe jashtë vendit. Në shumicë ata ishin fëmijë, pleq dhe gra.

Alush Lleshanaku ishte kundërshtar i regjimit komunist, i desantuar disa herë, i ndihmuar nga shtetet kapitaliste. Ai u vra me pabesi në Elbasan gjatë misionit të fundit në vitin 1950.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Related Posts