Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Beratit

blank
Emri Kampi i Beratit
Vendndodhja: Berat
Viti i Ndërtimit: 1945
Viti i Mbylljes: 1949

Kampi i Beratit, mars 1945 – maj 1949 

Kampi ka qenë kryesisht në lagjen “Çelepias” të qytetit.  Kampi ka funksionuar në vitet 1945 – 1949. Një pjesë të të internuarve i çuan përkohësisht në Kuçovë dhe te Katër Rrugët e Shijakut. Sipas një dokumenti që mban datën 13.8.1948, 65 të internuarit e Beratit, punonin në fermën e Kuçovës. Në mars 1946 në kampin e Beratit kishin qenë 1.275 të internuar nga Shkodra (270), Kukësi (331), Peshkopia (178), Elbasani (173), Durrësi (234) dhe Tirana (89). Të internuarit e Beratit, u çuan për punë në Kuçovë, e cila mund që konsiderohej si një kamp më i vogël nën varsinë e kampit të Beratit. Drejtor ishte Pandi Anastasi.  Në vitin 1946, në kampin e Beratit kishte 1275 të internuar nga Shqipëria e Mesme dhe Veriore, familjet në zë si: Gjonmarkaj, Dema, Kupi, Dine, Pervizi etj. Një nga përfaqësueset e këtyre familjeve ishte Marta Gjomarkaj që ishte vetëm 26 vjeçe, kur u internua në Berat për shkak të arratisjes së babait të saj dhe dy vëllezërve. Vëlla i saj, ish-ministri i Kulturës Mark Gjomarkaj, ishte vrarë. Ajo u vendos në lagjen “Murat Çelepia” të këtij qyteti së bashku me shumë familje të tjera të internuara. Së bashku me familje të tjera ajo “shprehte pakënaqësinë kundër pushtetit”.  Marta u arrestua më 21.1.1947 në Berat. Ajo u dënua nga Gjykatën Ushtarake të Divizionit të I në Elbasan më 26.4.1947 e me 7 vjet heqje lirie “për fajet kundra popullit e shtetit”. Ajo pati fatin që Gjykata e Lartë Ushtarake, e rishikoje ketë vendim duke e dënuar më 10.5.1947  me 3 vjet heqje lirie e punë të detyruar”. 

-Të dhënat e shtatorit 1947 flasin se në kamp ndodheshin 586 të internuar.  Komandant i kampit të Beratit në vitet 1947 – 1949 ishte Bektash Pogaçe nga Kardhiqi i Gjirokastrës, me profesioni bujk, e arsim 4 klasë fillore.  Të internuarit janë përdorur në Berat edhe për zhvarrime. Burrat punonin te fusha e aviacionit kurse Gratë vilnin ullinj.Mbyllja e kampit të Beratit i shpërndau të internuarit kryesisht në Tepelenë dhe në Porto – Palermo.  Më 9 maj 1949 kampi u mbyll dhe pjesa më e madhe e të internuarve u zhvendosën kryesisht në Tepelenë., sepse ky vend ishte brenda juridiksionit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Beratit. 

Të Internuarit