Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

1988/Minerali që nxirrnin të burgosurit në pesë miniera

blank

Puna e detyruar kryesore e të burgosurve në vitet ’80 ishte nxjerrja e mineralit. Dukej që ata zinin peshën kryesore në nxjerrjen e mineralit.

Në një informacion të datës 23.6.1989 të Drejtorisë Zbatim Vendime Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nënshkruar nga drejtori Dhimitër Krisafi, thuhej se në “repartet e riedukimit e burgje”, rezultonin këto të dhëna:

-Vuanin dënimin gjithsej 4987 të dënuar.

-Rreth 3500 të dënuar, ose 70% e tyre punonin në miniera, bujqësi e ndërtim.

-Shfrytëzoheshin 5 miniera me 2250 të burgosur.

-Reparti nr.301 Batër me 891 të dënuar, nxirrte në vit 300.000 ton krom (80% e planit të ndërmarrjes së Batrës)

-Reparti nr.312 Tërnovë me mbi 200 të dënuar, nxirrte në vit 29.000 ton krom (ose 100% e planit).

-Reparti nr.303 me 600 të dënuar me plan vjetor 195.000 ton bakër (62% e planit të gjithë ndërmarrjes së atyshme) dhe 53.000 ton pirit (85% e prodhimit).

-Reparti nr.303/1 Gurth Spaç me 300 të dënuar me plan vjetor 88.000 bakër të cilësisë së lartë (28% e gjithë prodhimit të gjithë ndërmarrjes së atyshme).

-Reparti nr.311 Qafë Bari me rreth 270 të dënuar me plan vjetor 180.000 ton bakër të cilësisë së lartë.

Në të gjitha minierat nxirrej mineral kromi, piriti dhe bakri 845.000 ton:

-Krom 329.000 ton

-Bakër 463.000 ton

-Pirit 53.000 ton

Vitet e fundit ishin nxjerrë mbi planin:

-Rreth 25.000-30.000 ton bakër

-Rreth 7.000-8.000 ton krom

-Rreth 2.000-3.000 ton pirit

 

Fotografia: Miniera në Repartin nr.303 Spaç, njëra nga galeritë

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Posts