Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Krujës

blank
Emri Kampi i Krujës
Vendndodhja: Krujë
Viti i Ndërtimit: 1945
Viti i Mbylljes: 1947

Kampi i Krujës, mars 1945 – shtator 1947 

Kampi ndodhej brenda qytetit të Krujës në një repart ushtarak. Zgjedhja e Krujës si qytet që përfaqësonte kampin e veriut mund të jetë bërë për pozitën gjeografike të mbyllur të vendit të caktuar si kamp internimi. Kampi funksionoi vetëm në vitet e para të regjimit komunistë në periudhën mars 1945 – korrik 1947. Të internuarit jetonin me 600 gramë bukë misri në ditë, e cila paguhej prej tyre. Ata shfrytëzoheshin me detyrim në punë. 

-Në kampin e Krujës ishin rreth 900 veta, nga Korça (344), Gjirokastra (299), Vlora (128) dhe Berati (129). Të dhënat e shtatorit 1947 flasin se në kamp ndodheshin 309 të internuar.  Duke qenë se në Krujë të internuarit nuk mund të kishin edhe aq front pune, u mendua zhvendosja e tyre. Të internuarit e Krujës u shfrytëzuan për punë në disa vende. Kampi shpërndahet, një pjesë e të internuarve i çuan në fermën e Sukthit, në sektorët Kullë e në Rrushkull, kurse pjesa tjetër në Kashar. Ata punuan në Kashar në verën e vitit 1947. U vendosën nëpër çadra, ndërsa puna kryesore mbeti shqepja e asfaltit. Të internuarit nga Kashari i çuan më pas në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut për të bërë të njëjtën gjë.  Kampi qëndroi hapur deri në vitin 1947. Punime të tjera janë bërë në Sukth dhe në Kullë Rushkull. Me mbylljen e kampit të Krujës, vendin e tij për të internuarit nga jugu i vendit e zë Valiasi. 

Të Internuarit