Arkiva Archives - Harta e Kujteses

1988/Minerali që nxirrnin të burgosurit në pesë miniera
Puna e detyruar kryesore e të burgosurve në vitet ’80 ishte nxjerrja e mineralit. Dukej që ata zinin peshën kryesore në nxjerrjen e mineralit.

Në një informacion të datës 23.6.1989 të Drejtorisë Zbatim Vendime Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nënshkruar nga drejtori Dhimitër Krisafi, thuhej se në “repartet e riedukimit e burgje”, rezultonin këto të dhëna:

-Vuanin dënimin gjithsej 4987 të dënuar.

-Rreth 3500 të dënuar, ose 70% e tyre punonin në miniera, bujqësi e ndërtim.

-Shfrytëzoheshin 5 miniera me 2250 të burgosur.

-Reparti nr.301 Batër me 891 të dënuar, nxirrte në vit 300.000 ton krom (80% e planit të ndërmarrjes së Batrës)

-Reparti nr.312 Tërnovë me mbi 200 të dënuar, nxirrte në vit 29.000 ton krom (ose 100% e planit).

-Reparti nr.303 me 600 të dënuar me plan vjetor 195.000 ton bakër (62% e planit të gjithë ndërmarrjes së atyshme) dhe 53.000 ton pirit (85% e prodhimit).

-Reparti nr.303/1 Gurth Spaç me 300 të dënuar me plan vjetor 88.000 bakër të cilësisë së lartë (28% e gjithë prodhimit të gjithë ndërmarrjes së atyshme).

-Reparti nr.311 Qafë Bari me rreth 270 të dënuar me plan vjetor 180.000 ton bakër të cilësisë së lartë.

Në të gjitha minierat nxirrej mineral kromi, piriti dhe bakri 845.000 ton:

-Krom 329.000 ton

-Bakër 463.000 ton

-Pirit 53.000 ton

Vitet e fundit ishin nxjerrë mbi planin:

-Rreth 25.000-30.000 ton bakër

-Rreth 7.000-8.000 ton krom

-Rreth 2.000-3.000 ton pirit

Fotografia: Miniera në Repartin nr.303 Spaç, njëra nga galeritë

The post 1988/Minerali që nxirrnin të burgosurit në pesë miniera appeared first on Harta e Kujteses.

Jeta në kampin e Tepelenës
Kampi ndodhej në anë të lumit të Bënçës, në sheshin poshtë qytetit të Tepelenës. Në atë fushë, dikur italianët kishin ndërtuar një varg kazermash, të gjitha në formë drejtkëndore. I gjithë kampi ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe me gardh policësh, që vareshin nga një komandë policie e posaçme që ishte vetëm për ruajtje dhe mbikqyrje të rreptë jo vetëm të kampit si territor, por të të gjithë njerëzve që ishin në të.

Në hyrje të tij ishte një portë e madhe e mënjëherë pas saj, vinin një varg zyrash ndërtuar për komandën e kampit.

Të gjithë të internuarit jetonin në kapanonet e ushtrisë italiane.

Të internuarit në këtë kamp kanë mbërritur me disa kontigjentë. Një pjesë e madhe e tyre u vendosën aty në vjeshtën e vitit 1949, pasi i kishin zbritur nga kampi i Turanit, ku epidemitë kishin shkatuar qindra vdekje gjatë muajve të verës së atij viti.

Kazermat e ushtrisë ishin të ftohta, brenda tyre ishin ndërtuar me dërrasa krevate dykatëshe, ku zinin vend të gjithë të internuarit. Ai vend ishte hapësira e tyre e jetesës. Aty jetonin të gjithë bashkë burra, gra, fëmijë e pleq, nga të gjitha anët e Shqipërisë. Nuk kishte asnjë mundësi për të pasur një ambient privat për familjen sado të ngushtë. Çdo detaj i jetës brenda kazermave ishte si i kampeve të përqendrimit nazist.

Brenda kazermave nuk kishte energji elektrike, nuk kishte zjarr dhe as ujë të pijshëm. Ujin, të internuarit, e mbushnin me lejën e policëve në çezmën pranë komandës së kampit dhe e ruanin në ato pak enë që kishin secili.

Kazermat vinin rresht në mënyrë rrethore dhe në mes ishte një fushë ku të internuarit dilnin të gjithë jashtë sa herë bëhej apeli, ose çdo të diel kur kazermat pastroheshin. Në atë fushë fëmijët edhe luanin lojrat e tyre gjatë ditës, kur prindërit apo të afërmit dërgoheshin në punë të detyruar.

Ushqimi

Në kampin e Tepelenës, të internuarve u jepnin një racion buke për gjithë ditën, pra 600 gramë bukë. Në drekë, u jepnin një garuzhde supë, e cila gatuhej në një kazan të madh dhe, sipas dëshmive të shumta të të mbijetuarve, në të kishte më shumë krimba se ushqim. Në darkë u jepnin edhe një garuzhde çaj.  Me një ushqim të tillë shëndeti i të internuarve degradonte nga dita në ditë derisa sëmundjet nisën të shkaktojnë valë të njëpasnjëshme vdekjesh në kamp.

Një ditë pune në kampin e Tepelenës, 1949

Pasi flinin në krevatet e drurit ngjitur me njëri-tjetrin, mbi 100 persona në secilën kazermë, orët e gjumit mbaronin shumë shpejt. Në orën 4.00 të mëngjesit binte çanga. Policët hynin brenda çdo kazerme dhe urdhëronin me zë të lartë të internuarit që të dilnin në oborr për të bërë apelin. Brenda pak minutash, të gjithë të internuarit dilnin jashtë në oborrin e madh mes kazermave. Në dëshmitë e shumta të të internuarave gjejmë shifra të ndryshme, që i referohen edhe periudhave të ndryshme të jetës aty. Mbipopullimi i madh është shënuar në shtator të 1949-ës, kur sapo ishte vrarë Bardhok Biba dhe kamionët ndalonin pothuaj çdo ditë në kamp për të shkarkuar të internuarit e rinj që u shtoheshin ekzistentëve.

Apeli zhvillohej pak minuta pas rënies së çangës dhe zhvillohej sipas sektorëve, ku çdo polic kishte sektorin e vet. Pas kësaj, urdhëroheshin pleqtë dhe fëmijët, pra ata që nuk ishin të mundur për punë dhe që ishin saktësuar më parë që të futeshin brenda në kapanon, ndërsa të tjerët, gratë dhe burrat e caktuar për punë, duhet të niseshin aty ku ua caktonte komanda, kryesisht në mal për të mbajtur dru, por edhe në objekte që po ndërtoheshin përreth në atë kohë.

Kjo është dëshmia e Hyrije Kupit për ditën e saj të parë në punë si e internuar në kampin e Tepelenës:

“Merrnim dru në malin përballë, që quhej Mali i Luzatit, por unë nuk e dija se çfarë pune do të bënim. Unë isha e dërrmuar nga rruga e një dite më parë, ndërkohë që s’kisha vënë gjumë në sy kur na mbajtën në rresht se do të na nisnin në atë orë afër mëngjesit për në mal. Madje as dija se si do t’i merrnim drutë. Më vjen njëri dhe më zgjati një litar të bërë me gjalm që ata e quanin tërkuzë. “Merre tërkuzën tënde” – më tha. Por unë as dija që quhej tërkuzë dhe as dija ku do venim. Nuk vonoi dhe u hap porta dhe u nisëm të gjitha gratë dhe vajzat karvan drejt malit të thepisur. Karvani i këtyre njerëzve që ishin gratë, nënat dhe fëmijët e ministrave dhe shtetarëve më të lartë të viteve të kaluara përbëhej nga më shumë se 200 gra dhe 200 burra. Hymë në pyll dhe bëmë në një rrugë këmbësore nëpër monopat. Gjatë gjithë rrugës, i gjithë vargu shoqërohej nga policë të armatosur. Kur shkuam në lartësinë dominante të pyllit në malin e Luzatit, burrat u shpërndanë të prisnin drutë, ndërsa ne vumë litarët që t’i ngarkonim si kafshët.

Në darkë kur shkonim në shtëpi ishim të detyruara të merrnim gjithsecila drutë dhe t’i çonim për t’i shkarkuar në oborrin e Degës së Punëve të Brendshme për t’u ngrohur policët e shërbimit. Gjithnjë lëvizjen, edhe kur ishim të ngarkuar,a e bënim në rresht për dy me shpejtësinë që na diktohej dhe në çdo hap të shoqëruar nga policë. Pas shkarkimit të druve në Degën e Brendshme të Tepelenës, po në rresht na çonin në barakat tona për të na dhënë një garuzhde nga ai uji i nxehtë që e quanin çaj dhe na lejonin të shtriheshim për t’u çuar sërish në apelin e orës 4 të mëngjesit”.

The post Jeta në kampin e Tepelenës appeared first on Harta e Kujteses.

Jeta në kampin e Savrës
“Kampi i Savrës ishte afër qytetit të Lushnjës, me një distancë prej 4 kilometrash. Kampi ndahej në dy lagje: të lirë dhe skllevër (të internuar). Për shumicën dërmuese të të lirëve, ne ishim shkaktarët që shqiptarët vuanin për bukën e gojës; sepse ashtu u kishin thënë kasnecët e komunizmit dhe ata u kishin besuar verbërisht”.

Banesat

Shtëpitë ishin ndërtuar me tulla kamine, pra, tulla të bëra me dorë. Themelet e tyre ishin rrafsh me tokën, pothuaj dhe lagështia arrinte gjer në mesin e lartësisë së murit të ndërtesës. Edhe dyshemeja, me të tilla tulla ishte shtruar. Muret ishin suvatuar me dorën e parë e pastaj të lyer me gëlqere. Në një hapësirë prej 24 metra katrorë banonin dy familje, të cilat kishin në mes vetëm një mur ndarës.

WC

Asnjëra prej banesave të të internuarve nuk kishte tualet brenda. Ai ndodhej jashtë banesave dhe ishte i përbashkët për tri-katër familje. Hapësira e saj ishte 1 x 1m dhe ajo shërbente si për nevojat personale të secilit prej të internuarve ashtu edhe si vendi ku mund të bënin banjë me ujin që e mbanin me kova.

Kuzhina

Nuk ekzistonte as si koncept dhe as si hapësirë banimi. Kryesisht gatimet i bënin në një cep të barakës ose jashtë saj. Jashtë laheshin edhe enët me ujin që e mbushnin dhe e ruanin nëpër kova.

Uji i pijshëm

Për ujë të pijshëm në Savër ishin hapur disa puse deri në 3 m. thellësi.  Në ato puse mbushnin ujë me kova të gjithë të internuarit e kampit. Aty gëlonin krimba, shushunja, mushkonja e bretkosa dhe uji nuk kishte ndonjë ndryshim nga uji i kënetës. Të internuarit e zienin atë ujë para se ta pinim.

Rrugët

Rrugët brenda kampit ishin të pashtruara. Në dimër, zhytej këmba gjer nën gju në një baltë që, siç thoshte një devolli, “ngjiste sikur të ishte gjalpë”.

Buka

Buka merrej me triskë.

Apeli

Bëhej dy-tri herë në ditë dhe lajmërohej nga një çangë varur në qendër të kampit. Sa herë binte çanga, të internuarit duhej të rreshtoheshin e të tregonin prezencën e tyre, përndryshe merrnin ndëshkime të ndryshme.

Policia

Policia ishte përherë e pranishme në kamp. Në vitet e para, për të dalë në Lushnjë duhej të merrje lejë në polici.

Nuk duhej të largoheshe nga kampi pa marrë lejë edhe pse mund të ishe i sëmurë e qyteti ishte katër kilometra larg. Po të mungoje në apelin e mbrëmjes të këshillonin e po ta përsërisje të çonin në degën e brendshme ku nuk mungonte edhe ndonjë torturë ose ndonjë degdisje nëpër kampet më të largët të Myzeqesë.

Puna në katër stinët

Shumica dërmuese punonin në bujqësi dhe afro tridhjetë vetë në ndërtim. Gjithë procesin e punës në kampin e Savrës, në të katër stinët e ka përshkruar për ne ish-i internuari Gëzim Baruti.

Pranverë

Ishte stina kur mbillej, vaditej, prashitej, rrallohej e hapeshin kanale. Me veglat në krahë e çantën e bukës në duar, kalonim xhadenë dhe kanalin e madh duke u gjendur para një fushe të gjerë e të pamatë. Parcelat më të largëta ishin 7 km, pra, 14 km rrugë, përditë, bëhej më këmbë. Pasi hanim mëngjesin, deri në orën 12.00 ishim nën diellin përvëlues. Pasi pushonim pak për të ngrënë drekën, ngriheshim e vazhdonim deri në 17.00, pra, 10 orë punë. Më 7 e 30’ mbërrinim në shtëpi, të lodhur e të rraskapitur sa nga puna aq edhe nga rruga dhe ushqimi i dobët.

Verë

Kjo është stina me ditët më të gjata, plot diell e temperaturë të lartë. Në verë ishte piku i të gjitha punëve. Niseshim qysh në 4.00 të mëngjesit. Deri në orën 8.00 korrnim bathë; pastaj shkonim të rrallonim ose të prashisnim misër apo pambuk. Ditë më vonë kalonim në shirje, trifili ose jonxhe, me kombajna të prodhimit lindor zhurma e të cilave të shurdhonte. Përveç zhurmës, gjatë shirjes ngrihej një pluhur që të mbyste pothuaj, duke bërë që të na dhimbte fyti e të na ngiste kolla pa pushim. Lexuesi e merr me mend se ç`pluhur kanë thithur mushkëritë tona gjatë një pune afro 40-vjeçare! Puna me shirjen vazhdonte gjer në mbrëmje vonë. Nëse kombajna prishej gjatë ditës, nuk paguheshim e nuk pyeste kush pse kishim mbetur 3-4 orë pa punuar. Për hije kishim vetëm kapelet prej kashte mbi kokë. Ajo kapele i bënte ballë temperaturës mbi 45 gradë Celsius. Ngjan si e pabesueshme, por është e vërtetë. Për t`u freskuar, disa herë në ditë, futeshim me gjithë rroba nëpër kanalet vaditës apo kullues. Pas gjysmë ore, rrobat na tereshin në trup e ne futeshim në ujë përsëri. Shpeshherë ktheheshim në kamp me ndonjë zetor që vinte për të marrë farën e jonxhës së shirë. Brigadierët që na drejtonin ishin njerëz të mire, por shumë të zellshëm për të çuar në vend “porositë” që jepte sekretari i partisë së fermës, një xhelat i bindur në dorën gjakatare të diktaturës komuniste. Megjithatë, ndër brigadierët nuk mungonin edhe xhahilët e sadistët që kënaqeshin me vuajtjet e mundimet tona të pafundme. ………

Vjeshtë

Kjo stinë ishte shumë e ngarkuar, me punë nga më të ndryshmet e më të vështirat. Plani i punës, zakonisht, na jepej në mëngjes, por shpeshherë na e jepnin qysh në mbrëmje e ne niseshim herët në mëngjes, në orën 4.00 ose 5.00, sipas largësisë së parcelës ku do të punonim. Zakonisht, vilej pambuk dhe korrej e vilej misër. Misri rritej e trashej dhe korrja e vjelja e tij kundroheshin si punë të rënda. Rruga deri te vendi i punës bëhej, thuajse përherë, më këmbë. Të futeshe në një misërore të merrej fryma e të mbulonte djersa ngaqë nuk ndihej era fare, edhe nëse frynte, aq të harlisura e të ngatërruara ishin degët e misrit! Në pjesën e sipërme të trupit s`mbanim veshje, madje as kanotiere. Djersa na kullonte prej kokës e gjer poshtë, mbi këmbë. Ujin që merrnim me vete e pinim shpejt e më pas pinim nëpër kanalet vaditës apo kullues: etja e madhe e përjashton cilësinë! Normat ishin të larta, pra, në proporcion të drejtë me urinë që mbante mbërthyer gjindjen e të internuarve. Pra, duhej punuar jashtë mundësive të tua ndryshe s`e kishe të gjatë jetën! E me gjithë vështirësitë ne ia arrinim, si për të vërtetuar fjalët e Nolit: “rron or rron edhe nuk vdes shqiptari”. Pas dhjetë orë pune, në varg të gjatë, niseshim për në shtëpi të lodhur e të heshtur. Buzëqeshja, humbur gjatë ditës së mundimshme, kthehej veç kur takoheshim në mbrëmje me të afërmit dhe fëmijët tanë. ……….

Dimër

Vetë komunizmi është një dimër i gjatë e nuk njeh asnjë stinë tjetër! Në kampin e Savrës nuk e provuam të ftohtin e stinës. Të punosh gjashtë muaj duke hapur vija e kanale nuk e ndien fort dimrin sepse të punosh me bel do të thotë të çlirosh shumë energji. Prej muajit nëntor e deri në fund të prillit, puna jonë ishte hapje kanalesh e vijash kulluese. Përgatitja fillonte një ditë më parë me mprehjen e kalitjen e belit, procese që i bënim përherë vetë. Me gjithë takën që i vendosnim këtij beli gërmonim deri në 40 cm thellësi. Norma ishte 9 metër kub gërmim. Duhej të na jepnin dy palë çizme në vit, por mezi arrinim të merrnim vetëm një palë të prodhuara nga një farë punishte gome, në Durrës. Këto çizme ishin skarcitete dhe brenda dy javësh fillonin të futnin ujë. Pas tri muajsh, merrnin kaq shumë pulla saqë na dukej sikur kishim veshur çizme llamarine apo çizme torturash nga ato që përdornin shërbyesit e Neronit “modern” ndaj të pafajshmëve të periudhës së lemerishme 1941 – 1991. Pra, me të tilla çizme shkonim në punë.

Norma

Të gjithë ne, pothuajse, bënim nga një normë e gjysmë, pra 13.5 metër kub në ditë, dmth. 252 lekë. Me këtë sasi lekësh mund të merrje dy bukë, gjysmë kile mish (kur kishte), dy sapunë Rrogozhine, dy paketa 18-lekëshe dhe një shkrepëse. Këto i merrnim ne që ishim në moshë të re. Po ata që nuk bënin dot as normën?!

Ishte një baltë kaq shumë ngjitëse saqë çdo ditë na humbte thundra e ndonjërës prej çizmeve që kishim mbathur. Këtë e kuptonim kur hynim në rrugën e kampit, pak a shumë e sheshtë, duke çaluar. Shpesh, gjatë punës me bel na futnin çizmet ujë e ne vazhdonim të punonim me këmbë të lagura kur temperatura ishte deri në -6 gradë celsius.

Puna me bel ishte rraskapitëse e prej kësaj, beli ka marrë emrin “vegla e varrit”.

Shkollimi

Shkollimi i lirë i bijve të të internuarve lejohej deri në klasën e tetë. Pas vitit 1980, gjimnazi ishte i ndaluar për ata. Lejohej të vazhdonin shkollën e mesme bujqësore e natyrisht vetëm natën. Kur, ndonjëherë, nuk arrinim të bënim furnizimin e blegtorisë për arsye që nuk vareshin prej të internuarve, ata ndëshkoheshin duke i çuar në një brigadë të keqe ku, siç thotë Gëzim Baruti, “drejtuesi nuk ish veçse një Cerber si ai i Ferrit të Dantes”.

Demaskimi

Në rastet kur pasi kishte mbaruar dita e punës të thërrisnin për një punë suplementare dhe i internuari   për shumë arsye nuk mund të shkonte, pas pak ditësh, mund të gjendej para një demaskimi publik në brigadë e dy-tri muaj apo dy-tri vite mund të arrestohej me akuzën për “Agjitacion e propagandë” apo “Minim të pushtetit popullor”.

The post Jeta në kampin e Savrës appeared first on Harta e Kujteses.

1974/Kushtet e këqija në burgjet e Tiranës
Kushte të vështira, mbipopullim, mungesë higjiene. Relacioni i vitit 1974 zbulon gjendjen e rëndë të burgjeve të Tiranës

Reparti nr.313, ishte ndër burgjet më të rëndësishme në Shqipërinë komuniste. Ai shërbente si vend grumbullimi për të burgosurit që kishin marrë dënim të formës së prerë dhe vinin nga qelitë e Degëve të Brendshme në rrethe, në pritje për t’u shpërndarë në kampet e punës. Po ashtu, këtu vuanin dënimin një numër i kufizuar të burgosurish të dënuar. Të dyja burgjet e Tiranës, përfshi atë në rrugën “Mine Peza”, si dhe spitalin ishin në varësi të një komande reparti. Pavarësisht se reparti ishte në Tiranë, raportimet për të ishin gjithnjë problematike. Një raport i Prokurorisë së Përgjithshme për këtë repart dhe atë nr.325 pranonte këtë gjendje jo të kënaqshme, e cila nuk ishte e vetmja, pasi keqtrajtimi i të proceduarve ishte gjithnjë e më shumë skandaloz, por kjo përbënte temë tjetër.

Relacion mbi gjendjen e Repartit nr.313

Prokuroria e Rrethit të Tiranës ngre si problem gjendjen e papëlqyeshme në Repartin nr.313, nr.325 si dhe të dhomave të izolimit, gjendje që gjatë 3 vjetëve të fundit nuk ka gjetur stabilizim. Në bazën e këtyre informacioneve u pa në vend gjendja në Repartin nr.313 edhe nga ana jonë së bashku me shokët e Drejtorisë së Policisë dhe për të rregulluar disi gjendjen, u mendua të merreshin edhe disa masa të menjëhershme. Megjithatë, gjendja vazhdon të jetë e pastabilizuar në këto drejtime:

1-Në dhomat e izolimit të destinuara për 2-3 persona janë vendosur nga 5-7 persona. Shkak për një gjendje të tillë janë zgjatja e hetimeve mbi 2-3 muaj për disa të arrestuar megjithëse ata akuzohen për krime të thjeshta ordinere dhe pse për disa të dënuar nga Gjykata e Faktit ka vonesa të theksuara në marrjen e formës së prerë të vendimit.

2-Duke shërbyer si burg tranzit në Repartin nr.313 ndodhen sot gjendje 155 të dënuar për të cilët vendimi ka marrë formë të prerë dhe qëndrojnë rreth 1 muaj në pritje për t’u shpërndarë në vendet e vuajtjes së dënimit. Kjo gjendje shkakton që të dënuarit të mbahen në një dhome të përzier si me mosha të ndryshme, ashtu dhe për të dënuar përsëritës në krim.

3-Nga mostërheqja në kohë e të dënuarve të grumbulluar nga rrethet ose që vinë për t’u shtruar në spital, të dënuarit gjatë kohës që qëndrojnë në Repartin nr.313 në dyshekë dhe si shtresë e mbulesë përdorin deri në tre batanije mjaft të përdorura.

4-Higjiena në Repartin nr.3013 (në dhomat e izolimit, në dhomat e të dënuarve dhe në sanatorium) nuk i përgjigjet kërkesave higjieno-sanitare. Të paraburgosurit në disa dhoma nuk ishin pajisur me sapun për rreth 25 ditë. Dhomat nuk dezinfektohen dhe mjetet për pastrimin e tyre janë të papërshtatshme.

Në repartin e burgut në sanatorium nuk ka pastërti. Në dhoma nuk ka pështymore, për pasojë të sëmurët me TBC ndotin krejt ambientin e dhomës. Ajrimi i dhomave është i pamjaftueshëm.

5-Në kundërshtim me kërkesat e instruksionit, të dënuarit nën 1 vit heqje lirie, takohen me familjarët njëlloj si të dënuarit e tjerë.

Meqenëse ky problem nuk ka gjetur zgjidhje deri më sot, mendojmë t’iu vëmë në dijeni me qëllim që të merren masat e nevojshme për zbatimin e kërkesave të instruksionit në fuqi.

Tiranë, 28.3.1974

Prokurori i Përgjithshëm, Dhori Panariti

The post 1974/Kushtet e këqija në burgjet e Tiranës appeared first on Harta e Kujteses.

1987/Spitali i burgut, më i keq se Burgu i Burrelit
Letra e një ish-të dënuari politik, dërguar nga spitali i burgut të Tiranës në vitin 1987, vërteton që gjendja në këtë spital ishte njëlloj e mjerueshme gjatë gjithë regjimit komunist. Aq e mjerueshme sa i sëmuri lutet ta kthejnë prapë në burg

Bardhyl Belishova (1932-2007), me profesion inxhinier, i arrestuar 11.9.1964, i dënuar në vitin 1965 me 25 vjet heqje lirie, i ridënuar në vitin 1972, kaloi shumë vite në burgjet e diktaturës. Kur u lirua kishte vuajtur 25 vjet e 7 muaj. Në vitin 1987, si pasojë e rëndimit të shëndetit u shtrua në spitalin e burgut në Tiranë. Kaq e keqe ishte gjendja aty, saqë në një letër që Bardhyli nis për Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, kërkon largimin sa më parë prej andej pasi po keqësohej vazhdimisht. Jepet ideja se spitali ishte kthyer në një vend vdekjeje të ngadaltë.

Tiranë 2 gusht 1987

Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve Penale në MP të Brendshme, Tiranë

Ju drejtohet i burgosuri Bardhyl Belishova. Jam shtruar në këtë spital para disa ditësh për shkak të një krize zemre që kam kaluar në Repartin nr.321 Burrel dhe kurimin e një puçrre. Kam 23 vjet në burg. Kjo kohë paska bërë punën e saj deri atë shkallë sa të mos jem në gjendje ta përballoj regjimin e këtushëm, madje të do shtoja se regjimi i këtushëm po më jep shqetësime të tilla, të cilat mund të sjellin pasoja shumë të rënda. Prandaj po refuzoj kurimin e mëtejshëm dhe po ju lutem të më nisni sa më parë për Burrel, duke shtuar se edhe regjimi i kaushit për gjendjen time shëndetësore, mund të më sjelli gjithashtu pasoja shumë të rënda.

Bardhyl Belishova, Spitali nr.2, pavijoni

The post 1987/Spitali i burgut, më i keq se Burgu i Burrelit appeared first on Harta e Kujteses.

“Dhoma e vdekjes”, mizoritë e diktaturës në spitalin e burgut në Tiranë
Jeta në spitalin e burgut në Tiranë, ku shumë të dënuar përballeshin për herë të fundit me fytyrën përçmuese dhe mizore të diktaturës. Ish-i dënuari, Tomorr Aliko tregon kujtimet brenda atyre mureve ku u përplasën psherëtimat e fundit të shumë të burgosurve

Njihej si spitali i burgut. Ajo që shihej nga jashtë ishte një godinë dykatëshe përballë spitalit civil të Tiranës. Ajo çfarë ndodhte brenda, ishte shprehje e urrejtjes së regjimit ndaj këtyre të dënuarve.

Siç ka rrëfyer tri herë i shtruari në këtë spital, Tomorr Aliko, të sëmurët rëndë liheshin në  dhomat e poshtme gjysmë metër nën tokë, me mure të regjura nga lagështia, të cilat ishin tri, sa edhe ato lart. Njëra prej atyre dhomave të poshtme përdorej për të sëmurët me turbekuloz, sëmundje nga e cila vuante dhe Tomorr Aliko. “Në katin të sipërm qëndronin policët, infermieri dhe pastruesja. Dhoma tjetër, e cila kishte pesë shtretër prej hekuri, rezervohej për ndonjë të privilegjuar me sëmundje patologjike, kurse ata me T.B.C dergjeshin në bodrumin e katit të poshtëm që u emërua “dhoma e vdekjes”, e pajisur me katër shtretër. Më kanë shtruar tri herë në këtë “spital”, jo për të më kuruar, por për të më shkurtuar jetën e për të më çuar në dynja tjetër. Por jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. U kam lidhur buzën disa bashkëvuajtësve dhe ende tingëllojnë në veshët e mi amanetet, rënkimet, psherëtimat dhe mallkimet ndaj regjimit barbar që u mori jetën”, shkruan ai në kujtimet e tij duke theksuar se në mbijetesën e vet ka parë dorën e Zotit ta ndihmonte. Duke dalë i gjallë nga ai spital dhe nga gjithë periudha e dënimit ka mundur të dëshmojë për krimet e paimagjinueshme që kryenin përfaqësuesit e regjimit ndaj këtyre shtetasve krejtësisht të pambrojtur ndaj mizorisë së tyre.

Ai është dëshmitar i disa rasteve, kur pacientëve nuk u jepej ndihma e duhur që mund t’u shtonte disa vite të tjera jetë, ose disa momente paqeje në fund të saj. 72-vjeçarit Vasil Papai nga Himara, që kërkonte një ilaç kundër dhimbjes, i thoshin: “Akoma s’ke vdekur”. Shasivar Islamin, me tuberkuloz, të cilit, i vëllai, Hajdari, i siguroi 20 g streptomocina nga jashtë Shqipërisë, e lanë të vuante për dy javë me temperaturë e kollë, ndërsa antibiotikët që nuk gjendeshin lehtë, iu dërguan gruas së drejtorit të burgut e cila ishte shtruar në sanatorium në atë kohë.

Të sëmurë rëndë dhe pa ndihmën e nevojshme, shumë të shtruar nuk dolën të gjallë nga ky spital. Aty, sipas Tomorr Alikos, ndërruan jetë duke psherëtirë Vasil Papai, Shasivar Islami, Temo Shehu, Dede Kamberi, Hajri Neviri, Muhedin Skënderi, Ali Mema, Mirash Ivanaj, Musa Gjylbegu, Pjetër Piroli, Elez Paja, Isuf Kurti, Dalan Bako, Petrit Skënderi e të tjerë që të dënuarit nuk arrinin t’u mësonin as emrin.

As në ato çaste, egërsia e policëve nuk zbutej. Kur të dënuarit i njoftonin që një i sëmurë në shtratin ngjitur kishte ndërruar jetë, nuk u lëvizte asnjë muskul në fytyrë dhe njëlloj ndodhte dhe me infermierët, fytyra e të cilëve nxinte edhe më shumë në kontrast me bluzën që mbanin veshur. Kishte edhe nga ata njerëz me zemrën në vendin e vet, që ulnin kokën me trishtim para një trupi pa jetë, siç ishte doktor Sabriu që trishtohej kur i duhej të firmoste kartelën e fundme të një pacienti, por ata përbënin pakicën. Personeli e merrte barrelën e të ndjerit duke u zgërdhirë. Të afërmve që vinin te dera, u thoshin: Shkoni kërkojeni në varreza. Nuk pranonin t’u jepnin asnjë nderim të fundit këtyre njerëzve që largoheshin nga kjo botë. Humbnin rastin për të qenë njerëz qoftë edhe për një çast.

Tomorr Aliko përshkruan edhe rastin e një djali të ri nga Dibra që e gjymtuan përjetësisht duke i hequr aftësinë riprodhuese. Duke mos mundur të besosh përmasat e kësaj mizorie, mund të dyshosh edhe për vërtetësinë e plotë të historisë, duke e marrë atë më shumë si letërsi sesa dëshmi, por Tomorr Aliko e tregon atë me të gjitha detajet e një historie të vërtetë, duke përcaktuar kohën, vendin dhe njerëzit, me përjashtim të pacientit, privatësia e të cilit kuptohet përse është ruajtur.

“Ishte dhjetor i vitit 1949, në dhomën tonë spitalore na sjellin një djalë të ri. Mbasi e kishin torturuar në birucat e burgut të vjetër, e sollën aty për ta operuar. E kishin lënë të dergjej në çimento për 8 ditë në atë dimër të ftohtë, vetëm me një rogoz të mykur që i kishte shërbyer si shtresë dhe mbulesë bashkë. Në birucë, prej rrahjeve të rënda, njëra kokërr në organet seksuale i qe infektuar dhe enjtur pa masë. Kishte temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta. Doktori i burgut, Sededini e kishte përcjellë me një diagnozë që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme kirurgjike”.

Në dhomën e të sëmurëve, të nesërmen, kishte hyrë një burrë trupmadh, profesor nga Bashkimi Sovjetik, i shoqëruar nga dr. Shiroka dhe përkthyesi. Profesori rus i kishte thënë të sëmurit që ishte detyra e tyre t’i shpëtonin jetën dhe që do e operonin të nesërmen. Ashtu bënë. E morën për në sallën e operacionit ku ndërhyrja zgjati disa orë. Kur u kthye në dhomë, djali u tregoi shokëve ç’kishte parë dhe dëgjuar. Në sallë përveç profesorit dhe përkthyesit ishin edhe një grup vëzhguesish, që me gjasë bënin praktikën mësimore. Kur i kishte dalë narkoza, ai kishte dëgjuar që profesori përmes përkthyesit u thoshte praktikantëve se kjo ishte hera e tretë që përdorej metoda e profesorit Saborov te një pacient dhe një prej të rinjve në sallë, kishte psherëtirë: “Gjynah”. Më pas nuk kishte folur dhe kishte tymosur nja dy cigare si reticencë e asaj që ishte kuptuar.

Shumë vite më vonë, Tomorr Aliko e kishte takuar në Tiranë, ish-shokun e dhomës në spitalin e burgut. Ishin ulur të pinin një kafe dhe të bisedonin…

“-Të kujtohet Danishi?

-Po,-i thashë.

-Kur mësoi ç’u bë me mua atje në spital, refuzoi të operohej… dhe kishim të njëjtën diagnozë. Ai më pas u martua dhe lindi dy fëmijë. Kurse unë mbeta pa fëmijë…

Unë u trondita, por e mbajta veten.

-Mos u mërzit-i thashë për ta ngushëlluar. Jeta që hoqëm i ka këto…Rëndësi ka që mbetëm gjallë”, e mbyll rrëfimin e tij Tomorr Aliko.

Burimi i të dhënave: “Antologjia e plagëve nën terrorin komunist”, botim i QSHRT;  “Fundi i udhës së gjatë” me autor Tomorr Aliko.

The post “Dhoma e vdekjes”, mizoritë e diktaturës në spitalin e burgut në Tiranë appeared first on Harta e Kujteses.

Një nga dokumentet e rralla të internimeve për në Kampin e Beratit
Ndërsa dokumentet e internimeve të periudhës 1945-1953 janë tejet të rralla, sjellim një të tillë të datës 28.9.1946. Siç edhe shihet, vendimin e internimit nuk e ka marrë Ministria e Punëve të Brendshme, por Komanda e Qarkut e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit Elbasanit.

Janë internuar në Kampin e Beratit gjithë familja Lleshanaku, përfshi fëmijët 3 dhe 7 vjeç. Kampi i Beratit ishte një nga dy kampet e para të mëdha të internimit në vitet e para të diktaturës, ku dërgoheshin përgjithësisht familjet nga Veriu i vendit, ndërsa familjet nga Jugu dërgoheshin në kampin e Krujës.

Familja u lirua nga kampi në fjalë më 4.9.1949, fare pak ditë nga zhvendosja e të internuarve në Tepelenë. Lirimi nuk ishte për ndonjë arsye humanitare, porse shpresohej se Alushi në kthimet e mundshme të tij mund të lidhej me familjen.

Siç dihet, në vitet e para të regjimit komunist, kategoria e kundërshtarëve të regjimit që internoheshin i takonte familjarëve të të arratisurve brenda dhe jashtë vendit. Në shumicë ata ishin fëmijë, pleq dhe gra.

Alush Lleshanaku ishte kundërshtar i regjimit komunist, i desantuar disa herë, i ndihmuar nga shtetet kapitaliste. Ai u vra me pabesi në Elbasan gjatë misionit të fundit në vitin 1950.

The post Një nga dokumentet e rralla të internimeve për në Kampin e Beratit appeared first on Harta e Kujteses.

Dokumenti që nënshkruanin të internuarit
Një biletë nga Tirana në fshatin Gjorm të Vlorës, vetëm vajtje

Internimi niste me një dokument, me anë të të cilit i dënuari njoftohej që ndaj tij ishte marrë masa e internimit dhe të cilin detyrohej ta firmoste. Ai mbante përgjegjësi ligjore nëse lëvizte jashtë zonës së përcaktuar.

Për rastet e tilla internimi, jepej një territor të caktuar. I internuari nuk kishte të drejtë të lëvizte pa leje sepse ndryshe dënohej penalisht deri në 3 vjet heqje lirie. I internuari paraqitej çdo ditë te përfaqësuesi i MPB-së apo pushtetit, i caktuar për verifikimin e vendndodhjes së tij.

Në këtë dokument shihet emri i gruas së internuar për arsye politike me vendimin nr.11, datë 13.10.1975 të Komisionit të Internim-Dëbimeve, nga Tirana në Gjorm të Vlorës, së bashku me bashkëshortin Dhimitër dhe nënën e tij.

Në arsyetimin e vendimit thuhej se masa merrej sepse “janë familje me prejardhje të keqe politike, kanë qenë në burg ose pjesëtarët e familjeve të tyre për veprimtari armiqësore dhe se aktualisht nuk mbajnë qëndrim të mirë politik”.

Komisioni i Internim-Dëbimeve vepronte këtë kohë pranë Këshillit të Ministrave.

Si bazë ligjore përmendej dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr.1906, datë 2.8.1954 “Mbi internimin e dëbimin si masë administrative”, i cili në fakt u ndryshua me dekretin nr.3027, datë 12.1.1960, sipas të cilit ndryshoi përbërja dhe vendndodhja e komisionit nga Ministria e Punëve të Brendshme në Këshillin e Ministrave. Këtë kohë komisioni drejtohet nga zëvendëskryeministri. Në përbërje të tij ishte ministri i Punëve të Brendshme (zëvendëskryetar), prokurori i përgjithshëm dhe kryetari i Gjykatës së Lartë.

Praktika për të internuarit për çështje politike përgatitej nga organet e Sigurimit të rrethit, ndërsa për çështje ordinere nga organet e Policisë me të njëjtën procedurë. Për të dyja rastet merrej pëlqimi i kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme e miratimi i sekretarit të parë të PPSH-së në rreth. Propozimet kalonin për miratim në Komisionin Qendror në Tiranë.

Komisioni jepte masë deri në 5 vjet internim ose dëbim. Internimi ishte një vend i caktuar, ndërsa dëbimi me të drejtë lëvizjeje deri në 2-3 rrethe. I internuari kishte detyrim të paraqitej çdo ditë në organin që caktohej.

The post Dokumenti që nënshkruanin të internuarit appeared first on Harta e Kujteses.

Të varrosur të gjallë në kampin e Vloçishtit
Pjesë nga dëshmia e ish-të dënuarit të kampit të Vloçishtit, Skënder Dumes, publikuar në gazetën “Flamuri” në Romë, në vitin 1951, pasi Skënderi ishte arratisur nga Shqipëria

Për sa i përket punës, çdo i burgosur, në këto kondita të vështira duhej të plotësonte normën e caktuar, mbasi përndryshe, je vetëm që e rrihnin, por i prisnin ushqimin dhe duhanin. Të rinjtë duhej të plotësonin nga 2-3 norma, ndryshe konsideroheshin sabotatorë, pasi ata gjoja kishin mundësi të jepnin rendiment më tepër.

Të gjithë intelektualët dhe veçanërisht fetarët ishin ata që rriheshin më tepër për t’u bërë shembull ne të tjerët.

Për të dhënë tmerr në masat, përditë policët futnin në kanal dhe mbulonin të gjallë me dhe e me ujë shumë veta nga këto kategori. Kam parë me sytë e mi kur rreshteri i policisë Hito Hito ka mbuluar të gjallë në kanal Tefik Hoxhën nga Elbasani, ish-nënkolonel Sulejman Vuçiternën, një avokat, Baba Qazimin dhe Josif Papamihalin, kryetar i kishës unite (në origjinal thotë gabimisht “katolike”) të Korçës.

Përveç këtyre torturave, për të cilat kish urdhëruar drejtori vetë, ky një ditë vrau vetë një të burgosur me shkelma dhe pushkatoi 5 të tjerë, ndërmjet të cilëve më vjen ndër mend Nesim Luarasi, një djalë i ri nacionalist, i cili qysh prej një viti ndodhej i rënë në shtrat nga pneumonia dhe që u mor në kamp me batanije, pasi nuk ishte në gjendje të ngrihej vetë.

Nga gjithë këto vuajtje, dëshpërimi kishte arritur kulmin një ditë kur tregtari Kiço Misrasi nga Korça vari veten me një copë tel në kamp.

Drejtori i kampit ishte sa injorant aq edhe egërsirë nga shpirti. Një ditë na mblodhi të gjithëve në kamp, natyrisht jashtë orarit të punës dhe pas një diskursi të gjatë që mundet të bëhet prej një xhahili në këtë rast, na tha se gjoja një shoku ynë student, i cili mban shtetësinë amerikane kishte biseduar me disa veta për liri dhe demokraci. Mbasi shau këtë me fjalët më të ndyra e lidhi pas një shtylle, ku e la 3 ditë e 3 net. Ky i ri i rritur dhe i edukuar nga prindërit me idenë e lirisë, nuk u përul përpara këtyre torturave, por qëndroi dhe qëndron gjithnjë si një granit.

Meqenëse familjet tona kishin dëgjuar për punën e rëndë që bënim, me qëllim që të na ndihmonin, na dërgonin ndonjë pako me sende ushqimore. Mirëpo Skënderi (Xhemali-shënim) dhe Vaska (Deshiri-shënim) i mbanin për veten e tyre dhe ne për të mos kërkuar, na thërrisnin natën në zyrë dhe na rrihnin me pretekste se gjoja bisedonim politikë me njëri-tjetrin.

Drejtori shpeshherë mblidhte nga të burgosurit me mijëra lekë me qëllim se gjoja do të na përmirësonte ushqimin. Ishte mësuar në Korçë me fushatat e këtilla që bënte në burg, me unazat, sanatet dhe stilografët që mori nga gjithë ata që u arrestuan dhe me vlerën e tyre ngriti edhe një pallat tjetër në Korçë.

Nga gjithë këtë vuajtje, si nga torturat, nga uria, nga sëmundjet dhe nga plumbat e policëve, në këtë kamp vdiqën 132 të burgosur, midis të cilëve mbaj mend këto emra: At Josif Papamihali-kryetar i kishës unite të Korçës, Dervish Mediu i teqesë së Leskovikut, tregtar Lakoja, Abdulla Peltusha nga Pogradeci, Sabri Çelo nga Leskoviku, Nikollë Tirana-tregtar nga Durrësi, Karafil Bylykbashi nga Bilishti, Virtyt Gjylbegaj nga Shkodra, Bexhet Frashëri, Ymer Faslliu, Tefik Hoxha, nënkolonel Sulejman Vuçiterna, Baba Qazimi.

The post Të varrosur të gjallë në kampin e Vloçishtit appeared first on Harta e Kujteses.

Fisniku dhe horri në kampin e Vlashukut
Kjo është një histori e vërtetë e përshkruar në tregimin “Fisniku dhe horri” në librin me kujtime “Rini e copëtuar” të Reshat Kripës dhe e sjellë e shkurtuar. Tregohet si operativi i Sigurimit në kampin e Vlashukut e la të ndërronte jetë një të dënuar duke i mohuar ndihmën e nevojshme. Këtë e bëri pak pasi një nga të burgosurit i kishte falur tre flakonë penicilina që i kishin shpëtuar jetën djalit të tij

Në kampin e të burgosurve të Vlashukut, shembjet masive të truallit shkaktonin viktima të njëpasnjëshme, por panikun e përhapte, veçanërisht, operativi i sigurimit, Axhemi, nga Progjia e Gjirokastrës. Jani Konomit i rrinte mbi kokë dhe, me përbuzje, i shprehte një urrejtje të papërmbajtur: -“Ej, deputet!- Jepi belit, deputet!”. Jani ishte nga Narta e Vlorës. Kishte vënë kandidaturën në zgjedhjet e para, për deputet. Dhe kjo hile pushtetare, atij i ra mbi kokë: përfundoi në Vlashuk, i dënuar me 25 vjet burg. Në vitin 1953, operativit mizor, Axhemit, iu sëmur djali, i ftohur rëndë; temperatura e lartë nuk po i zbriste. Te mjeku i të burgosurve, doktor Isuf Hysenbegasi, i burgosur edhe ai vetë në atë kamp ku vdekjet e pacienteve ishin të zakonshme, Axhemi e uli hundën dhe ia çoi të birin për diagnostikim. Ia dinte zotësinë doktorit Hyesenbegasi, që ishte arsimuar në Perëndim. Doktor Isuf Hysenbegasi i tha se gjendja ishte tepër e rëndë dhe, po të mos bënte injeksionet e penicilinave brenda tri ditësh, i biri ishte vërtet i rrezikuar, por penicilinat në atë kohë nuk gjendeshin në vendin tonë.

Av. Jani Ikonomit, i kishte sjellë familja tre flakonë penicilina, për çdo rast. Jani kishte marrë vesh fatkeqësinë e të birit të Axhemit dhe ia kishte ofruar mjekut Hysenbegasi, të cilin e kishte mik,  që t’i përdorte për të birin e operativit. Familja e oficerit sa s’luajti nga gëzimi.  –“Po ku i gjete, mor jahu?”- i tha Axhemi, që ishte bërë si i ndërkryer nga fatkeqësia. – “Avokatit ia kishte dërguar familja” – i tha dr. Hysenbegasi. Operativi bëri një si gjest pendese.

Përshkruhet gëzimi familjar kur, pas injeksioneve, i ra temperatura djalit të operativit. Kanë vlerë të citohen edhe fjalët e së shoqes së Haxhemit: – “Epo, iu shtoftë ymri atij dhe fëmijëve të tij! Edhe ty, doktor, që u bëre copë për djalin tonë, si ta kishe fëmijën tënd!”. Të nesërmen u hap fjala në kamp se vogëlushi shpëtoi.

. . . Doktor Isuf Hysenbegasi e thirri në ambulancë, mikun e tij Jani Ikonomin: -“Përse më kërkon”? – “Të thirra të të jap një kafe,- i tha doktori. Djali e ka jetën nga ty. Ata për ne nuk do ta bënin kurrë atë mirësi që bëre ti (….). Sidoqoftë Axhemi më porositi të të pyes sesa kushtojnë penicilinat”. Jani ndjeu një të skuqur të lehtë në fytyrë. Përgjigjja vlen të citohet: – “Ç`kuptim do të kishte nderi, sikur të më paguanin për të?”

Por është e vërtetë ajo thënia e popullit se ujku qimen nuk e ndërron. Fshatari Bejo Vrazhdo nga Bolena, i dënuar me 15 vjet burg se kishte strehuar të vëllanë, diversant, ishte duke vdekur për mungesë ilaçesh. Doktor Isufi (ishte i pranishëm edhe Jani Ikonomi), i kërkoi Axhemit, që ambulanca e burgut të dërgonte ndihmësmjekun (oficer aktiv), që të tërhiqte  disa ilaçe në qendër. –“Ç’doni?- i pyeti me harbutësi Axhemi, – ju vjen keq për Bejon, që kishte strehuar armikun? Le të ngordhë, qeni! – “Zoti Axhem, është njerëzore të mos e lëmë të vdesë…- tha Jani; – “Kujt i thërret me emër, mor rezil? Më ke prerë kërthizën ti, burgjez i fëlliqur”? –iu hakërrye shpëtimtarit të djalit,  operativi”. (…). Dhe vazhdoi ai refreni qesëndisës: -Jepi belit, deputet!”.

Megjithëqë doktori i shërbeu bolenasit sa mundi, ky vdiq në duart e tij.

The post Fisniku dhe horri në kampin e Vlashukut appeared first on Harta e Kujteses.