Që prej vitit 1968, kur u ngrit për herë të parë, kampi i Spaçit u mendua si një vend ku të dënuarit politikë të regjimit komunist do të shfrytëzoheshin për të punuar në minierat e bakrit dhe piritit.Jeta e tyre në këtë kamp ishte e lidhur ngushtë më punën në minierë. Por si rridhnin ditët aty? Si ishin kushtet e jetesës dhe të punës? Ku flinin, si ushqeheshin, ku dhe si zhvilloheshin ritualet e jetës së vështirë në këtë kamp...

Tashmë , 3 dekada pas mbylljes, kur koha po fshin pak nga pak shumë gjurmë jete aty, Fondacioni "Konrad Adenauer" dhe Kujto. al, realizojnë këtë projekt që ndërthur artin me punën kërkimore dhe synon të memorizojë vizualisht ditët dhe veprimtarinë e të burgosurve përmes skicave.