Nga viti 1948-1950 funksionoi si kamp pune për të burgosurit. Bonifikimi i fushës së Kamzës dhe Valiasit ishte një nga punët e bëra nga të burgosurit e burgjeve të ndryshme, por kryesisht të Tiranës dhe Durrësit. Nga raporti i Degës së Kampeve dhe Burgjeve të datës 13.8.1948, “në punë merrnin pjesë çdo ditë 405 të burgosur dhe rendimenti i tyre ishte i mirë”.
Me mbylljen e frontit për të burgosurit, këtu u hap kampi i të internuarve që vazhdoi deri në vitin 1953, kur u mbyllën kampet me tela me gjemba.
Sipas dëshmisë së një prej fëmijëve të këtij kampi, Musa Çapanit, në “Zërat e kujtesës”, botim i ISKK, të internuarit u shpërndanë në disa pika:
-Kampi i Mesit, Valias
-Kampi i Poshtëm te kthesa e Valiasit
-Kampi i Sipërm, afër kodrës së Dakos
-Kampi te Kodra e Beut, Paskuqan.
Shumë prej të internuarve në këto kampe kanë qenë robër të huaj dhe minoritarë grekë të fshatrave të Jugut.
- Aleksandra Kokali (1945-1949)
- Andon Dhima (1947-1950)
- Antigoni Koka (1949-1949)
- Ava Havaraj (1949-1953)
- Baftjar Kalari (1950-1953)
- Barije Ibi (1949-1949)
- Bilbil Malushi (1949-1952)
- Dhimitër Kokali (1945-1949)
- Dhimo Dhimojani (1946-1949)
- Durim Pepellashi (1950-1955)
- Esheref Ibi (1949-1949)
- Evanthi Dhimojani (1945-1947)
- Evanthi Dhimoleksi (1951-1953)
- Evdhoksia Dhima (1947-1950)
- Feride Kalaj (1949-1954)
- Fetie Nurçe (1949-1991)
- Harallamb Kokali (1945-1949)
- Hasan Kallçinaku (1945-1954)
- Ismete Kellolli (1950-1954)
- Istref Kapa (1949-1950)
- Izet Ibi (1949-1949)
- Kristo Dhima (1947-1950)
- Lumturie Ibi (1949-1949)
- Lytfi Ibi (1949-1949)
- Mahmude Kulla (1952-1969)
- Melina Kamberi (1961-1988)
- Minevere Kalaj (1949-1954)
- Muamer Poçka (1949-1949)
- Myfit Malushi (1949-1955)
- Myzafer Kulla (1951-1954)
- Nazo Jazaj (1949-1953)
- Panareja Dhima (1947-1950)
- Penelopi Dhimoleksi (1945-1947)
- Pirro Kalaj (1949-1954)
- Ramiz Poçka (1949-1950)
- Resmije Ibi (1949-1949)
- Saip Ibi (1949-1949)
- Salije Kulla (-)
- Selfxhie Ibi (1949-1949)
- Semke Ibi (1949-1949)
- Shaban Kamberi (1951-1961)
- Sofia Dhima (1947-1950)
- Spiridhula Dhimojani (1951-1953)
- Uranife Kapuli (1949-1953)
- Vasillo Dhima (1947-1950)
- Vasillo Proko (1950-1952)
- Virgjinush Kalaja (-)
- Xhelal Hazizi (1947-1950)
- Zaide Hazizi (1966-1991)