Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti i Fabrikës së Çimentos, Fushë-Krujë

blank
Emri Reparti i Fabrikës së Çimentos, Fushë-Krujë
Vendndodhja: Fushë-Krujë
Viti i Ndërtimit: 1965
Viti i Mbylljes: 1968

Të dënuarit “e specializuar” në ndërtimin e fabrikave të çimentove, vijnë nga  Elbasani për të ngritur edhe në Fushë-Krujë një fabrikë çimentoje. Punimet përfunduan në dhjetor të vitit 1967 dhe deri në prill të vitit 1968, të burgosurit e Repartit 303 të angazhuar në ndërtimin e fabrikës, u mbajtën në regjim burgu, derisa të gjendej destinacioni i radhës, që ishte Spaçi.