Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i fermës “Çlirimi”, Fier

blank
Emri Kampi fermës Çlirimi
Vendndodhja: Fier
Viti i Ndërtimit: 1950

Kampi i fermës “Çlirimi” Fier (1950)

Kamp me tela me gjemba që funksionoi edhe si kamp i përkohshëm pune. Në qershor 1950 është ngritur kampi i Fierit me emrin “Çlirimi” me rreth 50 veta. Personat e mbyllur në këtë kamp merreshin me punë të detyruar në bujqësi. Në kamp ishin edhe shtetas grekë të grumbulluar nga lufta civile atje. Sipas njoftimit të fillimit të vitit 1954, në fermë janë shpënë 200 emigrantë grekë, prej të cilëve 180 të aftë për punë.  Në vitin 1961 në kampin e grekëve në Fier qëndronin akoma 82 emigrantë grekë,  20 prej tyre ishin familjarë të martuar me gra shqiptare dhe 17 të martuar me gra greke.