Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kamp-burgu i Ballshit

blank
Emri Kamp-burgu i Ballshit
Vendndodhja: Ballsh
Viti i Ndërtimit: 1972
Viti i Mbylljes: 1983
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

Në Ballsh, u përqendruan të dënuar nga disa reparte riedukimi dhe qëndruan plot  11 vjet. Në këtë qytet do të ndërtohej uzina e përpunimit të naftës, një prej më të mëdhave në vend.

Në vitin 1973, në këtë kamp-burg kishte 110 të dënuar politikë. Për vitin 1975 kampi grumbulloi rreth 900 të burgosur. Në vitin 1976 punonin 550 të dënuar politikë. Personeli i burgut për ruajtjen e tyre përbëhej nga 82 persona.

Veç klerikëve Zef Pllumi dhe Aleks Baqli, në Ballsh u çuan edhe ish-ministri Vasil Kati dhe Fatos Lubonja.

*Më 13 shtator 1974 i dënuari Durim Zylfo Veledi  largohet nga vendi i punës, i krijon mundësi vetes për t’u maskuar sipas terrenit me gjethe, kalon një kanal dhe del nën telin e rrethimit të frontit të punës. Qëllohet nga dy drejtime nga rojet  dhe ngelet i vrarë.

*Më 12 maj 1975, 5 të dënuar që ishin në dhomat e izolimit kishin punuar për më se një muaj për hapjen e një tuneli 12 metra të gjatë dhe 1,5 metra të thellë në dysheme. Si rezultat i kësaj, 4 prej tyre u arratisën, ndërsa i pesti nuk mundi, pasi dëgjoi alarmin që dha roja i sigurimit të jashtëm. Të dënuarit u kapën më pas.

Gjatë viteve 1956-1982 në këtë repart vdiqën me sëmundje të ndryshme 118 të dënuar politikë. Varreza e fundit që dëshmon vuajtjet e të dënuarve të këtij kampi ishte ajo në fshatin Panahor të Ballshit.

Të Internuarit