Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti i Rinasit

blank
Emri Kampi i Rinasit
Vendndodhja: Rinas, Tiranë
Viti i Ndërtimit: 1955
Viti i Mbylljes: 1959
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

Në 14 – 15 korrik 1955 reparti nr 2 u zhvendos në Rinas të Tiranës ku mori emrin reparti 303. Këtu ndërtohej aerodromi i ri i Tiranës, një prej veprave më të mëdha të regjimit. Reparti nr.303 punoi këtu për 4 vjet deri në vitin 1959.

Më 30 tetor 1953, të burgosuri Abaz Korçari, Ago Çela, Shefqet Islami dhe Nexhip Dauti, mundën të arratisen nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm 11 metra të gjatë. Duke u nisur nga banja, ata kanë kapërcyer telat dhe janë diktuar nga roja, kur ishin 50 metra larg.

Kampi raportonte se gjatë vitit 1955 kishin hyrë në repart 256 të dënuar politikë dhe 498 ordinerë. Në fund të vitit 1955 kampi kishte 617 të dënuar politikë dhe 199 ordinerë, gjithsej 816 veta.

Raportohet se në vitin 1956 kishte rreth 800 të burgosur. Në vitin 1957 në kamp ishin 414 të dënuar politikë dhe asnjë ordiner.

Më 23 dhjetor 1957, ora 13.50 një avion amerikan u ul për arsye teknike në pistën e pambaruar të Rinasit. Nuk u pikas nga asnjë prej forcave “vigjilente” të regjimit dhe ruajti mrekullisht barakat ku rrinin të dënuarit. Ai u mor fillimisht në pyetje nga autoritetet e kampit nën përkthimin e të dënuarit Hasan Xama. Më vonë piloti u largua nga Shqipëria, ndërsa avionin nuk e mori, sepse sistemi i gomave ishte dëmtuar. Regjimi e mori avionin dhe e çoi në Gjirokastër.

Punimet për ndërtimin e Rinas-it mbaruan në 8 shkurt 1959.

Të Burgosur: