Në pranverë të vitit 1947, u ngrit një kamp të burgosurish për tharjen e kënetës së Maliqit, që fillimisht u vendos në Vloçisht dhe më pas në Pojan. Qendra e kampit ishte në Vloçisht, por front pune kishte edhe në Nizhavec. Në këtë kamp u përqendruan rreth 2500 të burgosur politikë, përfshirë ekonomistin dhe prozatorin Dhimitër Pasko të cilët flinin në baraka të ndërtuara me kallama dhe punonin të paktën 10-12 orë në ditë, deri në brez në ujin e mbushur me shushunja. Disa prej tyre humbën jetën në atë kënetë. Prifti 36-vjeçar, i diplomuar në Romë, Josif Papamihali, u varros i gjallë në moçalishten ku ishte rrëzuar prej lodhjes, ndërsa nënkolonel Sulejman Vuçiterna do ta shpejtonte fundin e tij duke goditur gishtat e këmbës me bel.
Në kampin e Vloçishtit, të burgosurit zgjoheshin në ora 3.30 dhe fillonin punën në kanal në orën 6.00, ktheheshin në kamp ora 20.00. Disa nga ata që ishin shumë të sëmurë për punë aktualisht varroseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin edhe hoxha Qazim Melçani, nënkolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë.