Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Lozhanit

blank
Emri Kampi i Lozhanit
Vendndodhja: Maliq
Viti i Ndërtimit: 1949
Viti i Mbylljes: 1949

-Lozhan, prill- dhjetor 1949

Nga Kamza e vende të tjera të internuarit u dërguan në Lozhan të Korçës në prill 1949. Nga Kamza të internuarit u dërguan në këmbë, duke ecur për 17 ditë e net.  Ky kamp ishte një kamp i  rrethuar me tela me gjemba për të internuarit, por edhe një kamp pune për të burgosurit. Ka funksionuar si kamp i përkohshëm pune nga prilli në dhjetor të vitit 1949. Besohet se këtu duhet të kenë qenë rreth 250 të internuar. Këtu punohej për hapjen me krahë të rrugës Gramsh – Lozhan. Prej këtu pas mbylljes së kampit të internuarit në pjesën më të madhe janë zhvendosur në kalanë e Porto Palermos.