Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Savrës, Lushnjë

blank
Emri Kampi i Savrës
Vendndodhja: Savër, Lushnjë
Viti i Ndërtimit: 1953
Viti i Mbylljes: 1990
Burimi i Informacionit: Musa Çaprani, Një si mijëra familje të tjera që e kaluan jetën në kampet e skëterrës komuniste, botimi i ISKK

Një nga kampet, ku në vitin 1953 u zhvendosën një pjesë e të internuarve e kampeve me tela me gjemba, të cilat u mbyllën me ligj. Këtu fillimisht punonin edhe të burgosur, ndaj të internuarit vazhduan të qëndrojnë të rrethuar. Mbeti një nga vendet kryesore të internimit deri në fund të regjimit komunist. Të internuarit nuk ishin më të rrethuar, por duhet të paraqiteshin në apel dhe nuk mund të largoheshin nga vendi i internimit pa lejë.

Savra ishte qendra e internimit ndër 11 sektorët e fermës bujqësore të Lushnjës “29 Nëntori” ku u shpërndanë të internuarit dhe në të ishte vendosur edhe komanda.