Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti i Zadrimës

blank
Emri Reparti i Zadrimës
Vendndodhja: Lezhë
Viti i Ndërtimit: 1954
Viti i Mbylljes: 1958
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

Në Zadrimë ndaluan të dënuarit e repartit 305  nga viti 1954 deri në vitin 1958.

Komandantë të kampit kanë qenë përkatësisht nënkolonelët Medi Bilbil Hoxhaj e Azbi Lamçe dhe major Xhipe Mersini. Komisarë ishin përkatësisht toger Namik Çepani dhe kapiten Isa Ibrahimi.

Vepra kryesore e kampit këtu ishte kanalizimi i lumit të Gjadrit dhe bashkimi i tij me lumin e Drinit. Nga puna e madhe që kryen të burgosurit u evituan përmbytjet e fushës së Zadrimës duke sjellë rritje të prodhimit bujqësor të zonës. Pasi këtu mbaruan punimet, u hap një kanal i gjatë 1.500 metra në fshatin Hajmel të Zadrimës.

Në vitin 1956 reparti kishte më shumë se 800 të burgosur.

Në vitin 1957 në kamp ishin 92 të dënuar politikë dhe 677 ordinerë.

Dhe sipas të dhënave të vitit 1959 në kamp punonin 504 të dënuar.