Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Spaçi/ Video-dëshmi nga Nuri Çeloaliaj

Burgu i Spaçit, më i rëndë nga çdo burg tjetër se veç vuajtjeve dhe torturave, atje kishte një gjë që: i sëmurë apo jo, do të veje në punë dhe në qoftë se nuk bëje punën, të tërhiqnin zvarrë. Edhe ishte një shef kooperative që thoshte: “ata që s’bëjnë punë, i bini në barrelë, i bini në kamp me barrelë, të vdesin atje në birucë”. Domethënë “të punosh se s’bën, se je armik i popullit”. Çfarë të them unë? Çfarë nuk kishte atje! Atje… edhe kafshët nuk jetojnë dot aq shumë, 50-60 vetë në një dhomë, tre kate dhoma, s’mbaje ajër.

Ishin krevatet me tri kate?

Me tri kate. Ajër nuk kishte. Galeria, si mos më keq!

Po gardianët si silleshin me ju?

Ata zbatonin urdhin. Urdhri ishte i prerë. Urdhri ishte: O normën, o në barrelë! Kur thotë komandanti, operativi, ai shefi, komisari, çfarë do të bënin ata? Ata, për atë punë, mernin para. Ndërmjet tyre kishte njerëz të egër, por kishte edhe burra të mirë, me thënë të drejtën, se duhen thënë gjërat ashtu siç janë.

A kanë ardhur të afërmit t’ju takojnë në burg?

Me thënë të drejtën, vinte një herë në vit, gruaja. Ndonjëherë, ndonjë nga vëllezërit… Dy vëllezër ishim brenda, ku do të vinin më para ata?! Ky kunati, brenda.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Related Posts