Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Burgu nr.2 (Burgu i Vjetër), Tiranë

blank
Burgjet e diktatures komuniste në Republikën e Shqipërisë 1944-1991, Agim Musta
Emri Burgu nr.2 (Burgu i Vjetër), Tiranë
Vendndodhja: Tiranë
Viti i Ndërtimit: 1954
Viti i Mbylljes: 1991
Burimi i Informacionit: Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste, Kastriot Dervishi, ISKK; faqja zyrtare e Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Mine Peza” (302)

Burgu i vjetër është ndërtuar në vitin 1930  dhe përbëhej nga një godinë 2-katëshe me një kapacitet prej 300 vende. Në këtë institucion nga viti 1944 deri në vitin 1991 janë trajtuar rreth 4000 persona dhe si pasojë e torturave kanë vdekur rreth 285 persona.

Sipas të dhënës nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, në vitin 1946 në Tiranë për të dy burgjet shërbente një personel prej 123 vetash (103 ushtarë, 15 nënoficerë, 5 oficerë). Sipas raportimeve të vitit 1950, të dy burgjet e Tiranës, kishin një kapacitet prej 448 (287 politikë dhe 151 ordinerë) të burgosurish, ndërsa ishin brenda tyre rreth 1.800 të burgosur, shumica politikë. TBC-ja dhe zgjebja ishin sëmundjet mbizotëruese në vitin 1950. Në vitin 1954 burgjet e Tiranës strehonin të burgosurit e qarqeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër me rreth 440 persona.  Ato kishin një komandë të përbashkët, e cila ishte te “burgu i vjetër”. Në të dy burgjet në fund të vitit 1954 ishin 347 të burgosur politikë dhe 281 ordinerë. Përgjithësisht të dënuarit ose të paraburgosurit politikë qëndronin në burgun nr.5, ndërsa ato ordinerë në burgun nr.2.

1954-1958

Rreth vitit 1954 burgu nr. 5 i Tiranës u nda në dy pjesë: burgu i ri vazhdoi të mbante numrin 5, ndërsa ai te rruga “Mine Peza” u quajt Burgu Nr.2.

1958-1991

Burgu Nr.2 dhe Burgu Nr.5 u bashkuan sërish dhe formuan Repartin 313.

Të Burgosurit