Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Lekajt

blank
Emri Kampi i Lekajt
Vendndodhja: Kavajë
Viti i Ndërtimit: 1948
Viti i Mbylljes: 1948

Pas përfundimit të punës në Beden, një pjesë e të burgosurve shkuan në Lekaj, dhjetor 1948. U sistemua terreni i hekurudhës Durrës-Peqin e përuruar më 7 nëntor 1947.

Pas mbylljes së punimeve, të burgosurit shkuan prapë në Maliq. Beqir Ajazi ishte një prej këtyre të burgosurish. Ai shkruan:

Më në fund u vendos që do të iknim nga Bedeni, se do të na çonin në Kampin e Lekajt. Rruga e trenit Durrës-Rrogozhinë kalonte nëpër disa kodra të vogla me përbërje krejt zhur. Sipas planit të rrugës, niveli i trasesë në këto kodra duhej të ulej deri në kuotën që e donte treni. Kjo ulje e kodrave, nëpër atë zhurishte të mallkuar, ishte shumë, shumë e vështirë, për të mos thënë, e pamundur, sidomos për rininë vullnetare. Kështu që e kishin parë të udhës të na dërgonin neve, sepse mbi ne, veç dëshirës për ta bërë vendin me hekurudhë, vepronte dhe forca e dajakut.”