Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Kampi i Tërnovës

blank
Emri Kampi i Tërnovës
Vendndodhja: Bulqizë
Viti i Ndërtimit: 1987
Viti i Mbylljes: 1991

Reparti i riedukimit nr.312 Tërnovë

U hap në Tërnovë në bazë të VKM nr. 213, datë 20.6.1987 me urdhrin e ministrit nr. 611, datë 30.6.1987. Kampi u përbë nga gati 400 të dënuar, shumica politikë, të ardhur nga Tirana, Spaçi dhe Saranda. Objekti kryesor i punës ishte nxjerrja e kromit nga nëntoka. Tërnova ishte ndër vendet më të vështira të kampeve të atyre viteve. Reparti u ndërtua nga 110 të dënuar politikë. Me përfundimin e punimeve këta u sollën në Tiranë. Zhvendosja nga repartet e tjera u bë në datat 30.10.1982 – 2.11.1982. me urdhrin nr. 611, datë 30.6.1987 të ministrit, reparti 301/1 me 130 të dënuar ordinerë u zhvendos në repartin e sapohapur 312. Po ashtu nga reparti 305 erdhën 70 të dënuar dhe nga Tirana rreth 100 të dënuar. Reparti 303 Spaç mbahej rezervë me 30-40 të dënuar. Personeli i kampit u përbë prej 93 vetash (prej të cilëve 37 ushtarë). Në një raport të vitit 1990 thuhej se për 2 muaj ishin nxjerrë 70 tonë mineral duke bërë punime në 500 metra linearë. Në kushtet e reja të krijuara në vend pas vitit 1990, me një urdhër të përbashkët të ministrave të Punëve të Brendshme Gramoz Ruçi, Industrisë dhe Energjetikës Drini Mezini dhe të Bujqësisë Ahmet Osja, më 13.4.1991 reparti 312 i kaloi në dispozicion ndërmarrjeve përkatëse. Të dhënat për repartin 312 janë të pakta. Komanda e repartit nuk ka dorëzuar asnjë dokument në Arkivin e MPB-së. Të dhënat e grumbulluara janë burime të dyta e të treta. Komanda e repartit përbëhej nga kuadro me arsim të mesëm.