Mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung
AL / EN

Reparti i Rubikut

blank
Emri Reparti i Rubikut
Vendndodhja: Rubik
Viti i Ndërtimit: 1963
Viti i Mbylljes: 1967
Burimi i Informacionit: Kastriot Dervishi

Në maj 1963 reparti 309 u vendos në Rubik për ndërtimin e uzinës së përpunimit të bakrit. Reparti nuk qëndroi shumë kohë këtu, pasi në këtë vend erdhi reparti 307.

Me urdhrin nr. 1754, datë 21.10.1963, reparti 307 u zhvendos në Rubik, në minierën e përpunimit të bakrit. Urdhri filloi të zbatohej më 24.1.1964.

Për 4 vite të dënuarit punuan në kampin që u vendos në Rubik. Qëllimi ishte ngritja e fabrikës së përpunimit të bakrit.

Në vitin e parë të krijimit të këtij kampi, vritet Demir Shkoza që tentoi të arratisej.

E  dhëna e parë për punën në Rubik, vjen në vitin 1965 e që bën fjalë se në repart punonin 330 të dënuar.

Pas punimeve kryesore që zgjatën 3 vjet, reparti filloi të largohej nga ky vend dhe ky kamp do të mbyllej.

Të Internuarit